LSI ftesë PS për Konventën

01/04/2005 Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar pjesëmarrjen e krerëve socialistë në miratimin e statutit
Më datën 6 prill miratohet strategjia elektorale e forcës së re politike
Lëvizja Socialiste për Integrim i ka drejtuar një ftesë Partisë Socialiste për të marrë pjesë në Konventën e parë kombëtare, që kjo forcë do të zhvillojë në datat 5 dhe 6 prill. Kjo ka shënuar kontaktin e parë mes dy forcave politike, pas ndarjes së LSI-së gati 9 muaj më parë nga PS. Në klimën e ndezur politike mes dy forcave, ftesa e LSI-së drejtuar partisë më të madhe aktualisht në vend, duket si një mesazh paqeje. Pas ndarjes së 9 deputetëve, të kryesuar nga Ilir Meta prej PS-së, u shënua çarja e parë e madhe e socialistëve. Një pjesë e konsiderueshme e elektoratit të PS iu afrua LSI-së, duke krijuar dhe një gjendje mjaft të nderë mes të dy forcave. Ndërsa vetëm një javë më parë, 24 mijë mbështetës të LSI-së kanë votuar kryetarin e kësaj partie. Gjithsesi, nga kjo parti është përjashtuar çdo lloj bashkëpunimi parazgjedhor me PS-në. Burimet thanë se njëjta ftesë nga LSI-ja i është dërguar dhe 16 forcave të tjera politike në vend, si dhe partive të Internacionales Socialiste.
Ftesa
LSI-ja në konventën e saj kombëtare ka ftuar veç disa forcave politike në vend edhe partitë e majta të rajonit dhe të Evropës. Ftesa i është drejtuar dhe përafqësuesve të Internacionales Socialiste të botës si dhe të Evropës. Ndërkohë që nga këto institucione mësohet se është shfaqur një interes i madh për të qenë pjesëmarrës në konventën e LSI-së. Në listën e të ftuarve janë përfshirë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, që veprojnë në Shqipëri si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Konventa
Konventa kombëtare e LSI-së, e cila do të mbahet në datat 5-6 prill, është e para për këtë forcë politike. Në të do të shqyrtohet dhe do të miratohet programi elektoral i LSI-së për zgjedhjet e përgjithshme. Në axhendën e punimeve të kësaj konvente do të shqyrtohet dhe statuti i partisë, për të bërë modifikime të ndryshme në funksion të kërkesave që ka elektorati. Konventa do të ketë atributin e zgjedhjes së strukturave drejtuese të partisë pas përfundimit të përzgjedhjes në degë dhe në nëndegë, në bazë të formulës "një anëtar, një votë". Gjithashtu, konventa do të ratifikojë listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë të kësaj force politike. Përfundimi i konventës kombëtare do të shënojë për LSI-së përfundimin e plotë të ciklit të formimit teknik të kësaj force të re politike në vend.
Ruçi: S´kam dijeni për ftesën
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi, tha për "Metropol" se nuk është në dijeni të ndonjë ftese nga Lëvizja Socialiste për Integrim për të marrë pjesë në konvetën e saj kombëtare. Ftesa e dërguar nga LSI-ja, subjektit Partia Socialiste për të marrë pjesë në konventën kombëtare duket se ka kaluar pa u vënë re në sy që ditën e parë nga përfaqësues në selinë socialiste. Ftesa e dorëzuar në njërën prej zyratve të selisë qendrore të PS-së ka thyer në një farë mënyre murin mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Akuzat dhe kundërakuzat mes përfaqësuesve të këtyre dy forcave duket se po i lënë hapësira bashkëpunimeve. Ftesa e LSI-së bëhet në një moment ku nga të dy kampet janë regjistruar debate të ashpra. Pjesëmarrja nga ana e përfaqësuesve të PS-së në konventën e LSI-së do të ishte shënja e parë e afrimit të përfaqësuesve të kësaj partie me të "larguarit" e PS-së.