Të huajve u ndalohet e drejta e votës

01/04/2005 Kuvendi miratoi konventën që përcakton të drejtat e emigrantëve të ligjshëm
Drafti parashikon pjesëmarrjen në aktivitetet e Pushtetit Vendor
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar dje konventën për të drejtat e të huajve, në territorin e një shteti. Ndër të tjera, në të theksohet se çdo person, që ka dokumente të rregullta, ka dhe të drejtën e votës në vendin ku ai është. Kjo e drejtë është kërkuar që të shfuqizohet prej parlamentarëve shqiptarë, pasi është në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë. Gjithashtu, është bërë e ditur se të njëjtin veprim kanë bërë Greqia dhe Italia, që kanë shprehur rezervat e tyre për funksionimin e këtij përcaktimi. Ndaj, me konsensus të plotë, deputetët kanë shprehur kërkesën që i është drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, mbi të drejtën e votës. Relatori i projektit, Taulant Dedja, është shprehur në fjalën e tij se Konventa ka mjaft elementë pozitivë si në të drejtat që kanë shtetasit e huaj në një territor të caktuar, ashtu dhe në garatimin e sigurisë. Megjithatë, deputetët kanë lënë të hapur mundësinë që sapo Greqia dhe Italia të pranojnë të drejtën e votës për shtetasit e huaj dhe që kanë dokumente të rregullta, dhe Shqipëria do të ndërmarrë të njëjtin hap. Parlamentarët kanë pranuar që një nen i tillë do të jetë në funksion në anëtarësimin e vendeve nënshkruese në Bashkimin Evropian.
Të drejtat
Sipas relatorit të konventës, përcaktimet e saj krijojnë më shumë mundësi për të huajt që të rrisin pjesëmarrjen aktive në çështjet vendore publike. Shtetet palë me të marrin përsipër të sigurojnë integrimin e vazhdueshëm të banorëve të huaj në jetën e komunitetit si dhe në organizimin e tyre në organizma të përshtatshme këshillimore, për shprehjen dhe bashkërendimin e mendimeve me pushtetin vendor, për çështje që kanë të bëjnë me veprimtarinë e organeve të këtij pushteti. Konventa u garanton të huajve të drejtën për t'u shprehur në të gjitha format e saj, të drejtën e grumbullimeve paqësore, të drejtën për të formuar shoqata vendore në ndihmë të ndërsjellë, të ruajtjes dhe shfaqjes së identitetit kulturor, apo të mbrojtjes së interesave të tyre për çështjet që përfshihen brenda territorit të autoritetit vendor etj.
Reagimi
Sipas kësaj konvente, dhe shtetet e BE-së, që kanë nënshkruar ligjin ndërkombëtar, janë të detyruar që të respektojnë të drejtën e shqiptarëve në vendet ku ata punojnë. Në këtë mënyrë, e drejta e punësimit, e protestave paqësore dhe të tjera, duhet të garantohen si në Greqi, ashtu dhe në shtetet e tjera, gjë që deri më tani është respektuar vetëm në pak shhtete.
Miratohet ndryshimi i gradave në Gardë
Deputetët miratuan dje ligjin "Për gradat dhe karrierën në Gardën e Republikës së Shqipërisë”, që parashikon dhe rritjen e pagave të punonjësve të Gardës. Përputhja e gradës me funksionin organik dhe njësimi i pagës së punonjësve të Gardës me këtë funksion, janë qëllimi kryesor i projektligjit të hartuar nga Ministria e Rendit Publik. Njësimi i gradave dhe pagave të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Kur punonjësi i Gardës, me hyrjen në fuqi të ligjit mban një detyrë më të ulët se ajo që i takon në bazë të vjetërsisë në shërbim, të arsimimit dhe të kualifikimit, ai merr gradën përkatëse sipas kritereve të përcaktuara në ligj. Përputhja e gradës me funksionin organik bëhet për një periudhë deri në dy vjet nga çasti i hyrjes në fuqi të ligjit dhe jo më pak se koha e nevojshme për kryerjen e kursit të kualifikimit, për marrjen e gradës sipas funksionit. Ligji gjithashtu përcakton se në asnjë rast funksioni nuk mund të jetë më i lartë se një shkallë për gradën korresponduese deri në çastin e përputhjes sipas përcaktimit dhe afateve të caktuara në të.