Miratohet ligji për Kishën Katolike
01/04/2005 Parlamentarët kanë kërkuar respektimin e Kushtetutës
Parlamenti shqiptar lejon hartimin e një kuadri ligjor për ushtrimin e funksionit të Kishës Katolike në territorin e Shqipërisë. Projekti i miratuar dje është hartuar nga komisioni ad hoc i përbërë nga qeveria shqiptare dhe Selia e Shenjtë, në respektim të Kushtetutës, sipas të cilit çdo marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar zbatohet në mënyrë të drejtpërdrejtë, përveç rasteve kur nuk është e vetëzbatueshme dhe zbatimi i saj kërkon nxjerrjen e një ligji. Sipas ligjit, personat juridikë të Kishës Katolike në Shqipëri e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në mënyrë të pavarur nga organet shtetërore dhe në përputhej me legjislacionin në fuqi. Ata gëzojnë të gjitha të drejtat dhe përmbushin detyrimet që janë parashikuar në Kodin Civil. Personat juridikë kishtarë, njihen si persona juridikë nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, duke i paraqitur asaj dokumentet përkatëse, siç janë: kërkesa për njohjen juridike nga ana e përfaqësuesit ligjorë të personave juridikë kishtarë; akti i themelimit të personit juridik kishtar nga autoriteti kompetent, ku cilësohet selia, natyra dhe objekti i veprimtarisë; dhe statusi i tij në të cilën përcaktohen kompetencat e tij, burimet e financimit, si dhe mënyrat e mbarimit të personit juridik kishtarë të parashikuara në statutet e secilit. Pas kryerjes së regjistrimit, personat juridikë kishtarë duhet të regjistrohen pranë zyrës së tatim-taksave për të marrë kodin fiskal.