Blushi, sot publikohen listat e votuesve
01/04/2005 Skadon afati i parashikuar në Kodin Zgjedhor
Ministri i Pushetit Vendor dhe Decentralizimit, Ben Blushi, tha dje se procesi i regjistrimit të popullsisë nuk ka mbaruar plotësisht në të gjithë vendin, ndërkohë që ka premtuar publikimin e një pjese të listës së zgjedhësve ditën e sotme. Megjithëse 31 marsi është data e fundit, kur duhet të mbarojë ky proces, sërish MPVD-ja pranon se në disa bashki dhe komuna të vendit procesi i regjistrimit të popullsisë nuk ka përfunduar ende. "Një pjesë e listave të zgjedhësve do të botohen më datë 1 prill, ndërsa pjesa tjetër më vonë, pasi nuk ka përfunduar procesi i regjistrimit në të gjitha komunat dhe bashkitë. Probleme janë hasur në disa bashki dhe komuna në Shkodër, Lushnjë, Tiranë, ku mund të përmend bashkinë e Kamzës dhe dy njësi bashkiake, si dhe në disa komuna në rrethe të tjera të vendit. Për këtë vit, tendenca është që të kemi më shumë votues se në zgjedhjet e vitit 2003", tha Blushi.Vetëm pak ditë më parë ministri premtoi se regjistrimi i popullsisë do të përfundonte brenda afatit të parashikuar nga kodi zgjedhor, që është 31 marsi. Në bazë të regjistrimit të popullsisë, që do të kryehet kryesisht nga institucionet e pushtetit lokal, pretendohet të korrigjohen në masën 100 për qind gabimet e vëna re në listat e votimit të vitit 2003. Për regjistrimin e popullsisë, sipas MPVD-së, kanë punuar rreth 500 operatorë në të gjithë vendin.