Nano sot prezanton kandidaturat në Pukë

01/04/2005 Kryesocialisti nis turin në veriun e Shqipërisë
Kryeministri Fatos Nano vazhdon prezantimin e kandidaturave për deputetë të Partisë Socialiste. Sot, kryetari i PS-së pritet të zhvillojë një takim me banorë të rrethit të Pukës, ku do të prezantojë ministrin e Energjetikës, Viktor Doda, si kandidatin e PS-së për zgjedhjet e përgjithshme. Në vijim të turit të tij paraelektoral, të ndërmarrë në rrethe të vendit, Nano në Pukë do t'u bëjë thirrje banorëve të kësaj zone që të votojnë për ministrin Doda në këto zgjedhje. Gjithashtu, kreu i ekzekutivit shqiptar do të premtojë më shumë investime për zonën. Rrethi i Pukës tashmë është cilësuar si një bastion i PS-së, kjo pasi në zgjedhjet e zhvilluara vitet e fundit në këtë rreth socialistët kanë shënuar një rritje të konsiderueshme të elektoratit të tyre. Kjo rritje bie në sy po të krahasohet me zonat e tjera të Veriut të vendit, të cilat jo rrallë janë cilësuar bastione të Partisë Demokratike. Në këtë kuadër, PS-së pritet që në këtë fushatë t'i kushtojë një vëmendje të veçantë zonave të veriut të Shqipërisë. Pas prezantimit që kreu i PS-së i bëri disa prej kandidatëve të kësaj partie në kryeqytet, prezantime të kësaj forme kanë vijuar në rrethin e Vlorës, të Durrësit për të vazhduar edhe në rrethe të tjera të vendit. Prezantimi i arritjeve të shënuara nga anëtarët aktualë të kabinetit, apo të përfaqësuesve të institucioneve të rëndësishme të vendit gjatë viteve të qeverisjes socialiste janë pjesë e fjalimeve të kryetarit të socialistëve.