E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ne investojme, PS kercenon investitoret Eva Gjura

Kryeministri Berisha ka marre pjese dje ne inaugurimin e rruges Levan-Vlore, investim i cili ka kushtuar rreth 60 milione euro dhe eshte financim i BERZH/BEI dhe qeverise shqiptare. Gjate fjales se tij, kreu i qeverise ka vleresuar kete segment rrugor duke u shprehur se po inaugurojme nje nga rruget me te bukura dhe me te rendesishme te Shqiperise dhe te Rajonit. Kryeministri ka shfrytezuar kete inaugurim per te sulmuar kryetarin e opozites, Edi Rama, i cili, sipas kryeministri, po kercenon investitoret dhe po ben cdo pengese per te bllokuar investimet e huaja ne Shqiperi, duke u shprehur se do te prishe kontrata, koncesione apo marreveshje te ndryshme. "Nje psikologji e se shkuares i kercenon investitoret dhe investime. Cdo dite, z.Rama njelloj sikur te betohej ne Kushtetuten e '76-s u thote investitoreve te huaj, se nuk do te pranoj ate koncesion apo marreveshje. Kjo nuk ndodh ne asnje vend te lire, kjo ndodh vetem me kete opozite, e cila ka ne menyre te padiskutueshme reminishenca te nje mentaliteti te vjeter dhe te papranueshem", - u shpreh kryeministri. Por, pavaresisht qendrimeve bllokuese te opozites, Berisha iu ka bere thirrje investitoreve nga Rajoni dhe Bota qe te investojne ne Shqiperi, sepse ketu do te gjejne klimen me miqesore. "Ne kemi nevoje, sic ka zogu per ajrin, per investime dhe investitore te huaj, ne menyre qe te kapin kohen e humbur dhe ta vendosim Shqiperine ne grupin e vendeve te zhvilluara", - u shpreh Berisha. Kryeministri iu ka kujtuar investitoreve qe te mos ndalen nga zerat anarkike dhe anakronike qe vijne per anulimin e marreveshjeve, sepse ato jane zera qe varen vetem nga gozhden e asaj Kushtetute, qe nuk do te kthehet kurre me ne Shqiperi. Kreu i qeverise ka theksuar faktin se qeveria e kesaj mazhorance ka investuar ne dy qarqet e medha te Fierit dhe Vlores rreth 1.2 miliarde euro, investime keto qe jane bere ne rruge, kanalizime, ujesjelles, energjetike etj. "Vetem, ne rrjetin elektrik te ketyre qarqeve jane investuar rreth 500 milione euro nga buxheti i shteti ne teresi, jane ndertuar 900 km rruge, jane ndertuar 165 ujesjelles, rreth 120 shkolla, jane subvencionuar 4200 hektare ullishte, vreshta dhe drure frutore", - eshte shprehur Berisha. Duke u ndalur tek turizmi, Berisha eshte shprehur se kjo mazhorance dhe kjo qeveri ka vendosur Vloren dhe Shqiperine ne pozicionet me te larta per sa i perket terheqjes se turisteve nga Rajoni dhe mbare Bota. Per kreun e qeverise, Shqiperia ndryshon cdo dite duke u afruar me shume me projektin qe kane ne mendje shqiptaret per nje vend europian. Berisha tha se inaugurimi i rruges Levan-Vlore, do te pasohet edhe me inaugurime te tjera, sic eshte ai i Levan-Dames, i cili shkurton distancat mes Gjirokastres, Tepelenes dhe Tiranes. Berisha u shpreh se, Shqiperia ka ndertuar dhe po nderton me nje shpejtesi te madhe dhe nga fillimi 2006 e deri me tani kane perfunduar ose jane ne ndertim mbi 10 mije km rruge, nderkohe qe ne te kater anet e vendit po investohet ne cdo fushe dhe po hapen cdo dite e me shume vende te reja pune. Duke perfunduar fjalen e tij, Berisha ka premtuar se do te shnderrohet ne realitet cdo premtim i bere per qarkun e Vlores, pavaresisht se kryetari i Bashkise se Vlores, Shpetim Gjika, nuk bashkepunon vetem e vetem se jane investime te qeverise, sic ka ndodhur me Trans-Ballkaniken, te cilat po i shnderrojne imazhin Vlores.

Autostrada ka kushtuar 60 milione euro

Kjo autostrade ka kushtuar rreth 60 milione euro, eshte 24.5 kilometra e gjate dhe e gjere 24 m dhe te jep mundesine per te levizur me nje shpejtesi levizese 120 km ne ore. Kjo rruge shkurton ne menyren me te ndjeshme distancen mes Vlores, Fierit dhe Tiranes. Autostrada ka dy ura me nje gjatesi te perbashket mbi 515 metra, Ura e Ferrasit me gjatesi 385 metra dhe ura e Vjoses me gjatesi 130 metra. Kostoja e saj eshte 2.45 milione euro per kilometer dhe kjo eshte nje nder kostot me te leverdishme ne Rajon dhe me gjere. Berisha eshte shprehur se qeveria e kesaj mazhorance ka investuar ne dy qarqet e medha te Fierit dhe Vlores ne rruge, kanalizime, ujesjelles, centrale, termocentrale, linja elektrike, ne energji, ne nafte dhe te gjithe sektoret. Ka nje investim te paprecedent ne historine e ketyre qarqeve, nje investim total prej 1.2 miliarde euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›