E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Në katër vitet që vijnë, Poliçani dhe Skrapari evropian do të kenë infrastrukturën turistike më të shkëlqyer

Në vijim të vizitës në jug të vendit, Kryeministri Berisha u ndal në Poliçan, ku zhvilloi një takim me banorët  e zonës. 

Fjala e plotë e Kryeministrit Berisha

Ju përshëndes vëllazërisht dhe ju uroj gëzuar fitoren historike të Poliçanit evropian, Skraparit evropian, të Shqipërisë evropiane. Ju sjell përshëndetjet vëllazërore nga mbarë Shqipëria , nga Saranda, Gjirokastra, Vlora, Fieri, Lushnja, Tirana, Kavaja, Tropoja, Kukësi, Shkodra dhe gjithë Shqipëria . Kam ardhur sot tek ju së pari për të shprehur nderimin dhe respektin tim më të madh për ju, së dyti për tu garantuar se në rast se në katër vitet që kaluan investuam në  Skrapar 7 herë më shumë, ju garantoj se në 4 vitet që vijnë ne do të investojmë 20 herë më shumë. Kam ardhur tu jap fjalën se Skrapari i katër  viteve të ardhshme, Poliçani dhe Skrapari evropian do të kenë infrastrukturën rrugore më moderne, do të kenë infrastrukturën turistike më të shkëlqyer, rruga për në Kulmak është në projekt e sipër. Unë zotohem këtu se kjo rrugë do të jetë  një nga  përparësitë madhore të mijat, po kështu Skrapari, Poliçani do të lidhen me boshtin e jugut, me Përmetin.

Qytetarë  të Poliçanit,

Kam ardhur sot këtu që tu bëj thirrje të gjithë  fermerëve të kësaj zone, në traditën e tyre më të shkëlqyer ata le të mbjellin drurët frutorë që ju japin më shumë prodhim, ne do ti financojmë ata qindarkë për qindarkë dhe pa asnjë kufizim. Tradita e madhe  e Skraparit është rakia e saj. Unë ju garantoj se ne do ju mbështesim ju që ajo të behet e njohur në mbarë boten.

Qytetarë të Poliçanit!

Dua të garantoj të gjitha qytetarët e kësaj qyteze, fermerët e kësaj zone se 4 vitet e ardhshme rrogat dhe pensionet tyre do të jenë më të lart se ato të 6 vendeve anëtare të BE-së.

I siguroj ata se të gjitha komunat e këtij rrethi do të lidhen me qendrën me rrugët të asfaltuara dhe fshatrat  e saj do të lidhen me qendrën e komunës me rrugë të asfaltuara. 24 orë ujë të pijshëm është premtimi ynë solemn për çdo qytetar shqiptar. Në 28 qershor ju jeni para një zgjedhje të madhe. Tani që po vija tek ju këtu,  unë pashë portretet e dy burrave, atyre ju mungonte diçka në mes, pallati që i bashkon. Në fakt, ai nuk vjen këtu për Karamanin, por vjen për pallatin dhe unë jam i bindur se ju me mendësinë tuaj dini të dalloni mirë, kurse unë vij këtu për respektin, për dashurinë për ju, vij këtu që të zotohem se do të asfaltojmë çdo rrugë dhe çdo rrugicë të tij , se do të bëjmë çdo gjë për të lehtësuar biznesin në Poliçan, për ti dhënë atij nxitje të fuqishme se do të bëjmë çdo gjë për perspektivën tuaj turistike , do të bëjmë çdo gjë për të ardhmen tuaj të madhe industriale. Vetëm këtë vit rrethi i Skraparit ka eksportuar gurë dekorative rreth 30 milionë euro, gurë me të cilët zbukurohet Kryeqyteti i vendit dhe kryeqytete të tjera.

Unë kam një thirrje miqësore për të gjithë banorët  e Poliçanit, le të bashkohemi në këtë projekt të madhe të Poliçanit evropian. Unë ju garantoj se ky projekt  do të bëjë që ju të lëvizni të lirë,pa viza, në mbarë Evropën ,brenda vitit të parë të mandatit tonë të dytë. Ju garantoj se ky projekt  do të jetë projekti i financimeve të prodhimeve të kësaj zone, projekti i infrastrukturës moderne , projekti i Skraparit turistik, i Skraparit që komunikon jo vetëm me vendet fqinje , por edhe me Evropën dhe botën. Ju bëj thirrje që të bashkohemi në këtë projekt të madh sepse është ëndrra  jonë më  bukur, ëndrra  e fëmijëve tanë, ne që bëmë realitet ëndrrën atlanciste dhe e bëmë Shqipërinë anëtare të NATO-s,  ne do të bëmë realitet ëndrrën e bukur evropian, do ta bëjmë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Evropian.

Rroftë Poliçani, rroftë Shqipëria”

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›