E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliaj në Lushnjë: “Emigrantët duan ndryshimin e Shqipërisë”

Autori i Lajmit: red.
G99 zhvilloi në Lushnjë dhe Fier tubimet përmbyllëse të fushatës në këtë qark. Duke kujtuar fluksin e emigrantëve shqiptarë që kanë ardhur ditët e fundit në Shqipëri për të votuar, Erion Veliaj u shpreh se vetëm dje kanë ardhur mijëra emigrantë, sepse duan që Shqipëria të ndryshojë”. “Të tjerë kanë ardhur përmes aeroportit të Rinasit, nga Anglia, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Danimarka, nga Franca, nga Gjermania, etj, sepse të gjithë duan që Shqipëria të ndryshojë. Por nëse ata që jetojnë jashtë mendojnë se Shqipëria duhet të ndryshojë, 10 fish më shumë duhet të mendojmë ne që jetojmë këtu për ta ndryshuar këtë vend”, - tha Veliaj. Gjatë takimit përmbyllës në qytetin e Fierit, Veliaj shpjegoi se duke votuar për G99, njerëzit votojnë njëkohësisht për dy oferta: “E para për t i dhënë fund tranzicionit dhe e dyta, për të mundësuar ardhjen e të rinjve në krye të vendit”. Gjatë këtyre takimeve në kuadër të turit “Rock dhe Politikë” me Erion Veliajn dhe Alban Skënderajn, ishin të pranishëm edhe personazhet më të dashur të Big Brother, Bjordi dhe Adela, të cilët u bënë thirrje të rinjve dhe më të rriturve që të votojnë më 28 qershor për G99.

Ky lajm është publikuar: 25/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›