Withers dhe Borch u bënë thirrije sot qytetarëve shqiptarë që të ushtrojnë të drejtën e votës
Agjencia e Administrimit të Zgjedhjeve (ECA), në bashkëpunim me organizatën KRIIK, do të realizojnë projektin e mbështetur finaciarisht nga USAID, “ Rezultatet Direkte të Zgjedhjeve”, gjatë mbajtjes së zgjedhjeve të 28 qershorit. Katër ditë para zhvillimit të zgjedhjeve këto organizata të cilat kanë rekrutuar 450 vëzhgues organizuarn sot një takim me pjesëmarrjen e Ambasadori të OSBE në Tiranë Robert Bosch si dhe Ambasadorin Amerikan në Tiranë, John Withers. ECA dhe KRIIK u angazhuan për marrjen në kohë reale të informacionit mbi proçesin e numërimt të fletëve të votimit në të gjitha vendet e numërimt të votave. Duke vlerësuar akreditimin e vëzhguesve si një tregues pozitiv ndaj parimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, Ambasadori Amerikan John Withers, përgëzoi edhe punën e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. “Ky autoritet meriton të përgëzohet për nivelin e lartë të përpjekjeve për të siguruar transparencës në këto zgjedhje dhe përgatitjeve që ka bërë për ta bërë vendin gati pë mbajtjen e këtyre zgjedhjeve”, u shpreh Withers, duke inkurajuar më tej KQZ në përmushjen e detyrave me profesionalizëm dhe të paanshmëri. Pasi theksoi faktin se ka ardhur koha e mbajtjes së një procesi zjedhore me standardet e kërkuara, Withers deklaroi se “Shqipëria si antari më i ri i NATO-s në këto zgjedhje duhet të përmbushë standardet. Praktikat manipuluese të së shkuarës nuk duhet të përsëriten më”. Ambasadori Amerikan kërkoi që të mos ketë numërim paralel të votave pasi ky numërim nuk është zyrtar. Më tej ai i bëri thirrje partive apo organizatave të tjera të mos deklarojnë fituesin e zgjedhjeve pasi kjo është kompetencë vetëm e KQZ. Ambasadori i kërkoi qytetarëve shqiptarë që të ushtrojë të drejtën më të çmuar civile, të drejtën për të votuar. Vota është e drejta e shenjtë e demokracisë dhe privilegji i lirisë”, u shpreh Ambasadori i OSBE në Tiranë Robert Bosch. Në fjalën e tij ai e vuri theksin në fenomenin e votimeve familjare, duke bërë thirrje që ky fenomen duhet ti mbeten së kaluarës. Ambasadori bëri apel që në këto zgjedhje të mos ketë më as justifikime as shfajësime nga ana e organizuesve dhe pjesmarrësve në to, pasi siç theksoi Bosch, "janë të gjitha kushtet që këto zgjedhje të funksionojnë siç duhet dhe të mos kenë probleme e manipulime si në proceset e kaluara." Nga ana e tij, Kryetari i KQZ, Arben Ristani deklaroi se ky autoritet ka punuar që organizimi i procesit zgjedhor të jetë i besueshëm. “KQZ ka punuar me transparencë, kjo edhe për shkak të mundësive që i ka kijuar ligji”, tha Ristani, duke shtuar se procesi i numërimit të votave do të ketë 66 vende, të monitoruara me kamera dhe vendet e numërimit të votave do të jenë të lidhura në rrjet, i cili do të komandohet nga KQZ në mënyrë dirkete.
...