E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Në mandatin e dytë do të trefishohen investimet në zonat rurale

Bogdani: Të rinjtë ishin ata që hapën rrugën drejt Europës


Kryeministri Sali Berisha përuroi sot fillimin e punimeve në rrugën Belsh-Kuçovë, një segment me gjatësi 14 km dhe me vlerë 590 milionë lekë. Në kuadër të turit "Shqipëria po ndryshon", Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me banorë të Belshit, një bashki rreth 40 km larg qytetit të Elbasanit.



Duke u ndalur te përurimi i fillimit të punimeve në rrugën Belsh-Kuçovë, Kryeministri Berisha u shpreh se "ky është një nga segmentet më të rëndësishme të rrugës që lidh Kuçovën me Beratin, ndaj dhe ka qenë një përparësi madhore për këtë qeveri". Për sa i përket inevstimeve në infrastrukturë, Kreu i Qeverisë u shpreh se në 8 vitet e qeverisjes socialiste, "në 4 komunat e Dumresë dhe në Bashkinë e Belshit, socialistët kanë investuar 29 milionë lekë, ndërsa kjo qeveri ka investuar 1 miliard e 324 milionë lekë në 4 vjetë. Në 8 vit

e socialistët kanë shtruar 2 km rrugë me asfalt

bsp;

, ne kemi shtruar në 4 vite 46 km rrugë", vijoi më tej Kryeministri Berisha. Kryeministri  premtoi para banorëve të zonës se "çdo fshat do të lidhet me asfalt me qendrën e  komunës dhe qytetin". Në këtë drejtim, ai i bëri thirrje kryetarëve të komunave që të hartojnë projekt 

e për rrugë, pasi qeveria do t'i financoj plotësisht këto projekte. "Ne jemi të vendosur të investojmë në çdo rrugë, pasi investimi në çdo rrugë rurale është përparësi e jona", vijoi Kryeministri, duke shtuar se "nuk mund të ketë një b

arazi gjinore në fshat, në rast se nuk krijohen kushte të ngjashme 

me qytetin". Duke nënvizuar se 

zhvillimi i zonave rurale në Shqipëri kushton më shumë se në çdo vend, Kryeministri vuri në dukje se në këto 4 vite kjo qeveri ka investuar 1.6 miliard dollarë dhe premtoi se në 4 vitet që vijnë do të shtojë investimet në zonat ruale. "Ka marrë fund përgjithmonë politika e braktisjes në zonat ruale", tha Kryeministri Berisha. Në këtë kuadër, Kreu i Qeverisë premtoi se do të financojë çdo projekt që lehtëson jetën e banorëve. Duke renditur disa nga arritjet e kësaj qeverie në 4 vitet e mandatit të parë qeverisës, Kryeministri Berisha u ndal te rritja e ndjeshme e rrogave dhe pensioneve. Sipas tij "me dyfishimin e pensioneve në fshat kjo qeveri ka larguar nga skema e varfërisë rreth 170 mijë individë në zonat rurale, duke bërë kështu një luftë të vendosur ndaj varfërisë". Kryeministri garantoi se "në mandatin e dytë qeverisës prioritet do të jetë barazimi i pensioneve të fshatit me ato të qytetit". Duke u zotuar se në mandatin e dytë kjo qeveri do të trefishojë investimet, Kryeministri siguroi se "ne do t'i japim Shqipërisë rrjetin rrugor më modern". "Ne do të ndërtojmë boshtin e jugut që afron Sarandën me Tiranën, do të përfundojmë asfaltimin e të gjitha rrugëve të Shqipërisë dhe çdo shtëpi do të ketë ujë 24 orë në ditë. Kjo është alternativa jonë e bazuar në vepra dhe jo në fjalë", u shpreh Kryeministri Berisha. Kreu i Qeverisë shoqërohej në këtë takim nga Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ardian Turku dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha.



...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›