Duhet hetim nëse vullnetarët pas Ramës e Shamkut shkojnë për politikë apo për arsye të tjera (fiziologjike)...

PD reagon ndaj deklaratës së Shamkut për pjesëmarrjen e nxënësve në ditë pushimi në mitingun e Berishës në Dumre. Në deklaratën e saj të bërë sot në Belsh, Shamku shprehet se partia demokratike është duke i detyruar të marrin pjesë në takimet me politikanët. “Sot në këtë komunë dhe në këtë bashki, apo në komuna të tjera, bëhet mësim me urdhër, për arsyen e vetme se Sali Berisha vjen të përurojë fillimin e punimeve në një rrugë rurale. Ky obsesion i këtij njeriu për t’u rrethuar nga turma, pa e vrarë fare ndërgjegjja se këto turma janë më së shumti fëmijë, ka bërë që t’i mbledhë, t’i nxjerrë nga dita e pushimit, t’i dhunojë nga e drejta e vetë, t’i nxjerrë dhe t’i mbledhë në shkolla për arsyen e thjeshtë, sepse shkolla për të shërben si pikë mbledhje dhe detyrimi për t’i dërguar këta fëmijë dhe mësues në mitingjet e veta” është shprehur socialistja Shamku.
Ndaj kësaj deklarate ka qenë i menjëhershëm edhe reagimi i Partisë Demokratike. “Sot anëtarja e SHPK-së së ndërtimit të Edi Ramës, në fakt do të ishte më mirë të thonim e Studio Shkrelit, doli sërish e tmerruar nga mitingu i madh i Berishës në Dumre, në të cilin u inauguruan punimet në rrugën Belsh – Kuçovë, një investim prej 600 milionë lekësh dhe denoncoi sipas saj pjesëmmarrjen e nxënësve, në ditë pushimi, në klëtë takim. I themi kësaj zonje, antares së rëndësishme të SHPK-së Socialiste se ndërtimi I kësaj rruge është një ngjarje e gëzueshme për të madh e të vogël, për të gjithë qytetarët e asaj zone ndaj edhe shqetësimi yt se po ndërtohen rrugë të reja, se janë investuar vetëm në këtë zonë, nga 12 milionë lekë të mbledhura së bashku në 8 vjet të qeverisjes tuaj, 1 miliardë e 222 milionë lekë vetëm gjatë këtyre 3 viteve, të ka zhytur sot në një xhelozi verbuese. PD i thotë Z.Rama se në këtë zonë janë ndërtuar apo janë në ndërtim 42 kilometra rrugë kundrejt vetëm disa kilometrave rrugë që Ti ke ndërtuar në Tiranë, ndaj dhe me deklarata të tilla zhurmuese nuk i hedh dot hi syve të qytetarëve të Tiranës dhe atyre të mbarë Shqipërisë, të cilët dështimet e tua i shohi çdo ditë”, thuhet në deklaratën e publikuar sot nga zëdhënësja Erla Mëhilli.
Me sa duket Rama tashmë nuk ka mbështetje, as nga brenda partisë e as në elektorat, kështu që po përdor vajza e djem të partisë për të bërë deklarata që as ata vetë nuk i marrin vesh. Ekuacioni për Shamkun është shumë i thjeshtë: Të dalë e të na thotë publikisht kjo zonjushë se ata “vullnetarët” që i paguan me 1000 lekë dita ku i merr, fëmijët e kujt janë? Nuk shkojnë në shkollë këta fëmijë? Apo në shkollë shkojnë vetëm ata që morën pjesë në një takim që kryeministri Berisha kishte në Vlorë me ta? Po studentët që nxjerr nga universitet zoti Rama, nuk janë në auditore ata? Pale pastaj që merr përsipër t'u bëjë edhe udhëtime nga Tirana nëpër qytete të tjera … E di kjo zëdhënësja Shamku (Zoti e merr vesh ç'tjetër është në selinë ylberiste të PS-së) se ç'thonë nxënësit e shkollave… Nesër nuk shkoj në shkollë, do shkojmë në X qytet. Pse të mos shkoj 1000 lekëshin e marr, edhe femra kemi me vete, edhe udhëtojmë…
Ja si është e verteta e vullnetarëve të Ramës, njësoj si ajo e takimeve të Velisë.
Po këta famijët që janë me Shamkun, në orar pushimi janë?
...