E Diel, 1 Nëntor 2026

Kongresmeni Eliot Engëll viziton Rrugën Durrës-Kukës: “Projekt i mrekullueshëm, Berisha si Ajzenhauer”

Kongresmeni Eliot Engel ka vizituar rrugën Durrës Kukës dhe ka deklaruar se e gjithë kjo është e jashtëzakonshme. “Udhëtuam me helikopter mbi gjithë projektin që shtrihet nëpërmjet maleve, tha ai sot nëpërmjet telefonit për Tv Klan. Pamë gjëra dhe vende që nuk mund t’i imagjinonim dot. Pamë gjithçka, punën që po bëhet në këto male dhe është e pabesueshme. Mendoj se ky projekt është i mrekullueshëm dhe tregon për një vizion të jashtëzakonshëm. Kur Kryeministri po më tregonte për këtë dje, nuk e imagjinoja dot se sa bukur do të ishte. Dua të uroj popullin e Shqipërisë, Kryeministrin dhe zyrtarët e qeverisë sepse mendoj se ky projekt është shumë i mirë dhe do t’i sjellë Shqipërisë një të ardhme, me të vërtetë. Nga kjo rrugë nuk do të përfitojë vetëm Shqipëria por i gjithë rajoni. Do e bëjë Shqipërinë një qendër progresi në rajon. E dimë që rruga do të shkojë deri në kufirin me Kosovën dhe mendoj se do të ketë një vazhdimësi të saj përtej këtij kufiri. Jam i befasuar, sepse kur mendon se sa shumë punë duhet për të bërë diçka si ky projekt të mundur, punëtorët, matieralet logjistika e përdorur , tregon se kjo është një sipërmarrje e jashtëzakonshme dhe përfshin një vizion për të ardhmen. Mbaj mend nga fëmijëria ime në Nju Jork, gjatë kohës së Presidentit Eisenhouer, ai vendosi të ndërtonte një sistem kombëtar autostradash, me rrugë që do të lidhnin çdo cep të Shteteve të Bashkuara. Ky projekt më kujton pikërisht këtë. Kjo është me të vërtetë një rrugë që do e çojë Shqipërinë drejt se ardhmes. Kur shoh këta njerëz që gërmojnë në këtë tunel, gjithë këtë logjistikë. Është me të vërtetë e jashtëzakonshme. Ndihem i privilegjuar dhe me fat që jam këtu."

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›