Pensionet e ushtarakëve, EUROMIL negocion me qeverinë
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Presidenti i EUROMIL (Organizata Evropiane e Shoqatave Ushtarake), Emmamuel Jacob, i cili ka ardhur në Tiranë për një vizitë treditore, 12 - 14 maj 2010, me ftesë të Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë (AKUSH), në një intervistë për gazetën “Ballkan”, rrëfen për nisjen dhe perspektivën e bashkëpunimit me Aleancën Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë.
Cila është ndihma që ofron ushtaraku i huaj për problemet e ushtarakëve në Shqipëri dhe çfarë bisedoi z.Jacob në takimin që pati me ish-presindetin e Shqipërisë, Alfred Moisiu, dhe kryetarin e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Leonard Demi...
Çfarë është dhe çpërfaqëson EUROMIL?
EUROMIL (Organizata Evropiane e Shoqatave Ushtarake)është një shoqatë omberllë, kështu le ta quajmë. Ne përfaqësojmë 35 shoqata dhe sindikata ushtarake të Evropës. Të gjitha këto u përkasin 25 shteteve të Evropës. Kjo do të thotë që janë të Evropës, por jo të NATO-s dhe të BE-së. EUROMIL përfaqëson ushtarakët e Evropës, pra ne përpiqemi që ushtarakët e Evropës të kenë një zë si në NATO, si në Bashkimin Evropian. E rëndësishme është të kuptohet që EUROMIL është një shoqatë e pavarur, kjo do të thotë që ne punojmë edhe me NATO-n apo BE, por ne nuk jemi zëri i tyre, por i ushtarakëve evropianë, ne nuk financohemi prej tyre (nuk marrim lekë), por mbahemi me kuota të anëtarëve të shoqatave tona, kjo është një garanci për EUROMIL që të jetë i pavavrur. Kjo është një organizatë që ekziston prej 25 vjetësh, dhe vetëm vitet e fundit njihet si një shoqatë nga të gjitha institucionet evropiane. Duke qenë këtu, dua të kuptohet drejt fakti që kur flasim për ushtarakë, përfshijmë të gjitha kategoritë (ushtarë, oficerë në rezervë e lirim, në pension dhe ata aktivë etj) dhe jo vetëm një kategori të tyre. Ne kemi në shoqatat tona 50-60 % ushtarakë aktivë dhe pjesa tjetër kanë dalë në pension, janë veteranë apo ushtakarkë në rezervë. Pra kjo është shkurtimisht EUROMIL.
Cilat janë raportet tuaja me Aleancën Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë (AKUSH) dhe perspektiva e këtij bashkëpunimi? Ku qëndron ndryshimi mes EUROMIL dhe CIOR (Interallied Confederation of Reserve Officers - Konfederata e Aleatëve (NATO) e Oficerëve në Rezervë) të NATO-s?
Ndryshimi kryesor qëndron në faktin se EUROMIL është përfaqësues i kërkesave të të gjithë ushtarakëve të Evropës, pa bërë ndarje, nuk merret me strategjinë, me detyrat apo misionet ushtarake. Ndërsa misoni ynë konsiston në realizimin dhe konkretizimin e të drejtave dhe lirive jo vetëm për civilët, por edhe për ushtarakët, pra pikëpamja jonë është që “ushtarakët janë civilë me unifromë” dhe në kushtet paqësore nuk ka pse të përjashtojmë ushtarakët nga të drejtat e tyre civile. Pra, ne merremi me mbrojtjen sociale të ushtarakëve, ndërsa NATO me strategjinë dhe përgatitjen ushtarake për misione të ndryshme. Megjithatë, EUROMIL bashkëpunon me NATO-n, dhe e gjejmë veten tonë në interesa të përbashkëta të ushtarakëve që marrin pjesë në këto misione, sepse, nëse dërgojmë ushtarë në misionet ushtarake, ata lidhen ngushtësisht edhe me gjendjen sociale të tyre, me kushtet me të cilat ata do të përballen atje, si dhe me familjarët e këtyre ushtarakëve. Në këtë mënyrë ne merremi me problemet dhe interesat e ushtarakëve që shkojnë në misionie dhe problemet që ata hasin atje. Këto probleme që unë përmenda nuk janë në kompetencat e CIOR-it, por në kompetencat dhe interesat tona (EUROMIL), ndaj ne mbulojmë dy fusha të ndryshme, pra nga njëra anë është CIOR, që mbulon anën strategjike dhe organizimin apo mobilizimin dhe nisjen për mision të ushtarakëve, ndërsa EUROMIL merret me anën social-ekonomike, të drejtat dhe barazitë e ushtarakëve dhe me standardin e jetesës që u duhet siguruar ushtarakëve.
Gjatë dy ditëve të vizitës suaj në Tiranë, juve ju është paraqitur një raport nga (AKUSH), lidhur me shkeljet apo mohimin e të drejtave të ushtarakëve në Shqipëri. Si i gjykoni këto shkelje, edhe në raport (krahasim) me vende të tjera që kanë probleme të ngjashme me Shqipërinë?
Unë kam vetëm dy ditë në Shqipëri dhe kam pasur një kohë të pamjaftueshme për tu njohur me detaje me problemet e ushtarakëve këtu, por pikërisht ky është edhe misioni im, të njihem me problemet e tyre dhe çfarë zgjidhjeje mund tu ofrohet. Me aq sa unë jam njohur deri më tani, mendoj se janë dy drejtime dhe probleme që duhen punuar dhe duhen zgjidhur: Së pari, është problemi i ushtarakëve në pension, i atyre në lirim dhe në rezervë. Them se duhet parë më hollësisht çështja e pensioneve të ushtarakëve duke studiuar edhe dokumentet dhe ligjet që janë miratuar për pensionet. Shtoj se probleme të ngjashme me Shqipërinë ekzistojnë edhe në Poloni, Çeki, Sllovaki etj, madje ky problem i sistemit të vjetër dhe i sistemit të ri është i shtruar në tavolinë diskutimesh. Së dyti, është problemi i ushtarakëve aktivë (që është një çështje më vete) për vetë faktin se si në Shqipëri dhe në disa vende të Evropës këta ushtarakë aktivë nuk kanë të drejtë të organizojnë shoqata.
Ju keni pasur një takim me kryetarin e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Leonard Demi, dhe me ish-presidentin e vendit tonë, Alfred Moisiu, ku keni kërkuar mbështetjen tuaj për ushtarakët shqiptarë, çfarë u arrit nga këto dy takime të rëndësishme?
Me aq sa diskutova dhe bisedova me kryetarin e Komisionit të Sigurisë dhe të Mbrojtjes Kombëtare në Parlament, Leonard Demi, dhe me ish-presidentin Alfred Mosiu, mora sigurinë për mbrojtjen dhe mbështetjen e të drejtave të të gjitha kategorive të ushtarakëve dhe se në të ardhmen do tu jepet e drejta e diskutimit të gjitha kategorive të ushtarakëve që të diskutojnë dhe të japin ide lidhur me vendimet që u përkasin kërkesave dhe problemeve të tyre. Jam i mendimit që oficerët duhen të hyjnë në diskutimin dhe marrjen e vendimeve rreth problemeve të tyre, pasi janë më të informuar dhe më në brendësi me këto probleme që vetë atyre u përkasin. Por gjithashtu, jam i mendimit dhe i mëshoj fort idesë që të gjitha shoqatat që ekzistojnë në Shqipëri dhe që janë ngritur në mbrojtje të interesave të ushtarakëve në pension, rezervë e lirim, duhet të mbrojnë me patjetër edhe interesat e ushtarakëve aktivë, duke qenë se ata nuk kanë mundësi të krijojnë shoqata, sepse nuk ekziston një ligj i tillë.
Si president i EUROMIL, a jeni i gatshëm të vazhdoni tu jepni mbështetjen dhe ndihmën tuaj ushtarakëve shqiptarë, për tu gjetur një zgjidhje problemeve ekzistuese dhe për përfshirjen e AKUSH në “familjen” EUROMIL?
Qëllimi dhe misioni primar i vizitës sime ishte, si fillim, vendosja e kontakteve dhe njohja paraprake me problemet e Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë, dhe në takimet që bëra dhe ato që do të kem nesër (sot) me zv.ministrin e Mbrojtjes, Arian Starova, do të kërkoj mbrojtjen dhe zgjidhjen konkrete, si dhe mbështetjen e tyre edhe në shkallë ndërkombëtare. Pas mbylljes së vizitës sime, të gjitha këto probleme që unë kam konstatuar nëpërmjet meje dhe AKUSH-it, unë do ti raportoj në bordin drejtues në Bruksel, ditën e hënë, kur unë të kthehem atje. Unë sugjeroj që Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë të bëjë një kërkesë zyrtare për tu pranuar në EUROMIL, dhe kjo kërkesë do të diskutohet në muajin tetor në mbledhjen bordit të EUROMIL, sepse është pikërisht në kompetencë të këtij bordi (me 25 përfaqësues) për ti thënë po ose jo pranimit apo një anëtarësimi të ri (AKUSH) me statusin e vëzhguesit. Në EUROMIL nuk pranohesh thjesht si individë, por si strukturë apo organizatë që mbron interesat e një grupi të caktuar (ushtarakët), dhe unë do të tregoj që një strukturë e tillë ekziston edhe në Shqipëri. Mbi këtë bazë do të kuptohet nëse kjo shoqatë ka si qëllim të luftojë dhe të mbrojë interesat e ushtarakëve në Shqipëri dhe të përmirësimit të legjislacionit. Unë besoj se kjo shoqatë, me punën që ka bërë, do të meritojë dhe do të realizojë qëllime të përbashkëta me EUROMIL, në interes të ushtarakëve. Por një gjë duhet të jetë e qartë qysh në fillim, që EUROMIL nuk mud të zgjidhë çdo problem që kanë ushtarakët, por të dy së bashku duhet të punojmë për realizimin e këtyre intersave të përbashkëta. Ashtu si ndodhi edhe sot (dje) në takimet që unë pata me ish-presidentin Moisiu dhe z.Leonard Demi, pika më kryesore që të kërkohet mbështetje e shtetit nga ushtarakët është që shoqatat (ekzistuese) të punojnë në unison, të gjitha së bashku dhe jo të përçara, sepse kjo është e vetmja rrugë për të realizuar qëllimet e përbashkëta të ushtarakëve të të gjitha kategorive. Dua të theksoj se shoqatat e ushtarakëve nuk prekin dhe nuk dëmtojnë strukturat e ushtrisë, ato mbrojnë intersat e efektivave dhe të anëtarëve të shoqatës së tyre. Sa i përket statusit, kjo varet se do ta ndihmojmë shoqatën në shkallë ndërkombëtare dhe, me sa vura re këto dy ditë, ka shanse pozitive që kjo gjë mund të realziohet shumë shpejt. Me aq sa jemi njohur deri më tani me organzimin dhe strukturën e kësaj aleance të AKUSH, kjo shoqatë ka mundësinë të mbrojë jo vetëm interesat e ushtarakëve pensionistë dhe rezervistë, por dhe të atyre aktivë, por hap pas hapi këto qëllime jam i sigurt se do të realizohen.
Bisedoi Entela Duraj
Ky lajm është publikuar: 15/05/2010