Berisha: Nga 1 Maji, dyfishim të pagave e pensioneve, jashtë skeme zyrtarët e lartë
Kryeministri hedh poshtë dyshimet, se rritja bëhet për të fituar pikë në zgjedhje
Duke filluar nga data 1 Maj, pensionet dhe rrogat e administratës së shtetit do të pësojnë rritje. Kjo rritje nuk prek zyrtarët e lartë të shtetit, përfshirë këtu deputetët, ministrat, dhe kryeministrin. Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka bërë publike deklaratën e tij, se nga data 1 Maj do të nisë të aplikohet rritja e pagave dhe pensioneve sipas përllogaritjeve të qeverisë, duke konfirmuar se kjo rritje nuk bëhet për qëllime elektorale, por nëpërmjet kësaj rritjeje qeveria rikonfirmon luftën e saj kundër mjerimit dhe varfërisë. Qeveria ka përfunduar përllogaritjen e plotë të rritjes së rrogave dhe pensioneve. Më datën 1 Maj, në përputhje me këto përllogaritje rroga mesatare e punonjësve të administratës në 4 vite rritet me 68%, dyfishohen rrogat e ulëta, dyfishohen rrogat e mësuesve, të infermierëve, e mjekëve, ka deklaruar Berisha, duke saktësuar se kjo rritje bëhet vetëm për administratën dhe nuk prek zyrtarët e lartë të shtetit. Sipas tij, nuk do të rriten rrogat e deputetëve, ministrave, kryeministrit dhe zyrtarëve më të lartë të shtetit. Kjo bëhet sepse ne jemi zotuar të ngushtojmë diferencën midis rrogave të ulëta dhe atyre të larta, ka pohuar Berisha. Gjatë një konference për shtyp, kryeministri i vendit ka sqaruar edhe rritjet që nga fillimi i muajit të ardhshëm do të prekin edhe pensionet, kryesisht ato të fshatit. Kryeministri u ndal tek vota kundër e opozitës për rritjen e pagave dhe pensioneve. Opozita nuk e dëshiron rritjen e rrogave dhe pensioneve dhe ndaj paraqet krizën botërore dhe pasojat e saj në ekonominë shqiptare, si argument për të kundërshtuar këtë rritje, u shpreh Berisha, që sipas tij krahas sulmeve për rritjen e rrogave dhe pensioneve, opozita gjatë këtyre dy javëve të fundit ka mbrojtur rritjen e madhe të taksave që është bërë në Bashkinë e Tiranës dhe në bashki të tjera. Më datën 1 maj dyfishohen pensionet në fshat, pra pensionisti që ka marrë 3400 lekë, do të marrë 6800, madje dhe pak më shumë po të merren të ardhurat personale. Pensionet dhe të ardhurat minimale në qytet janë 110 mijë, shkojnë rreth 122 mijë. Rritje të ndjeshme pësojnë edhe të gjitha llojet e pensioneve të tjera, ka saktësuar Berisha, ku veçoi faktin se mbi 300 mijë familje shqiptare që jetonin me 1 dollarë në ditë për frymë, pas kësaj rritjeje do të kenë të ardhura dy herë më shume se 4 vite më parë. Ndër të tjera, Berisha vuri në dukje se kjo rritje nuk bëhet për qëllime elektorale, por për daljen nga varfëria, që sipas tij ka qenë një nga qëllimet kryesore të kësaj qeverie dhe kjo rritje ka filluar që në vitin 2006 dhe aktualisht ky veprim po ndërmerret 2 muaj para zgjedhjeve, pra në datën 1 maj, edhe pse një gjë e tillë ka faturën e vet financiare. Kjo rritje është bërë edhe në vitin 2006, kur rrogat e mësuesve dhe infermierëve janë rritur me 27 për qind, ashtu sikurse një rritje e ndjeshme e rrogave dhe pensioneve është bërë edhe në vitin 2007-2008, sqaroi ai. Sipas kreut të qeverisë, rritja e rrogave dhe pensioneve, bëhet edhe për një qëllim tjetër, pasi me këtë hap synohet të rritet kërkesa dhe të shtohet fuqia blerëse në tregun e brendshëm. Kjo është një masë shumë e rëndësishme kundër pasojave të krizës dhe mendoj se vendet të cilat nuk po i rrisin, por po i ulin rrogat, janë në një situatë krejt tjetër nga ne. Këto vende nuk disponojnë të ardhura për shkak të rënies së madhe të tyre nga kriza, tha kryeministri, duke siguruar se qeveria disponon çdo qindarkë për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Kreu i qeverisë e konsideroi të drejtë edhe filozofinë e FMN-së për indeksim rrogash, por sipas tij, Shqipëria ka specifika të tjera, që kanë detyruar këtë qeveri të bëjë një rritje të tillë rrogash dhe pensionesh, e cila gjithsesi nuk ka sjellë asnjëherë lëkundje të stabilitetit makroekonomik të vendit.