Berisha: Nga 1 janari 2009, prokurimet vetëm “online”
Fondi i prokurimeve, 15 për qind rritje në buxhet.
Sipas Kryeministrit, kursehen 200 milionë dollarë në vit
Nga data 1 janar 2009, prokurimet publike do të jenë të gjitha elektronike. Agjencia e Prokurimeve Publike nga kjo datë nuk do të shpallë asnjë prokurim, në rast se ai nuk do të jetë elektronik. Këtë njoftoi dje Kryeministri i vendit, Sali Berisha, i cili duke iu referuar shtrirjes së shërbimit “online” në të gjitha prokurimet publike, bëri të ditur se ky proces i sjell buxhetit të shtetit rritjen me 15 për qind të kursimeve nga fondi limit i prokurimeve. Sipas tij, studimi i prokurimeve elektronike të deritanishme fakton se kursimet me ketë procedurë rriten nga 8 për qind, që është kursimi me procedurën e hapur tradicionale, e cila është një përqindje e mirë kursimi. “Gjithnjë nëse kemi parasysh se janë bërë në një moment rritjeje stratosferike të disa çmimeve që ndikojnë - me prokurimin elektronik rriten 15 për qind. Të kursejmë 15 për qind nga fondi limit në prokurime, do të thotë të kursejmë në një vit minimumi 200 milionë dollarë dhe më shumë. Për shkak të integritetit të procedurës dhe efekteve në luftën kundër korrupsionit, këto kursime kanë efektin e 500 milionëve”, - tha z. Berisha. Duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, Kryeministri në mbledhjen e djeshme të qeverisë bëri të ditur se kjo masë merret për të mbrojtur paratë e tyre dhe nuk ka për qëllim asnjë lloj kufizimi, përveçse transparencë të plotë në taksat e qytetarëve. Në këtë mënyrë, - tha Berisha. “Ne kemi një mundësi të madhe për të luftuar korrupsionin dhe së dyti, për të kursyer më shumë, çka është shumë e dobishme për vendin”. Në të njëjtën kohë Kryeministri u bëri thirrje të gjitha autoriteteve kontraktuese të vendit, në veçanti të bashkive dhe komunave, që të marrin masa për aplikimin e prokurimit elektronik. Në këtë proces, autoritetet vendore do të asistohen nga Ministria e Brendshme. “Qeveria, - tha Kryeministri, - nuk do të lëvrojë asnjë qindarkë nga buxheti i saj pa u plotësuar ky kusht, pasi Agjencia Kombëtare e Prokurimeve Publike ka marrë e do të marrë urdhër të prerë me shkrim të mos publikojë asnjë tender jashtë prokurimit elektronik më 1 janar 2009. Ministria e Brendshme, me një plan të përshpejtuar, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Prokurimeve Publike do të organizojë kurse trajnimi për të gjithë bashkitë e komunat e vendit. Do të përcaktohen qartësisht personat që do të trajnohen dhe aty ku nuk kanë mundësi trajnimi, me vendim qeverie do t’u mundësohet të kontraktojnë njerëz të trajnuar për këtë proces. Interneti do të shtrihet në të gjitha shkollat”. “Prandaj, arsye për të mos proceduar me prokurimin elektronik, në mënyrë kategorike nuk mund të jetë mungesa e internetit. Le të supozojmë se për një arsye apo tjetër, në një komunë të caktuar nuk funksion kjo procedurë, atëherë mund të shkohet në qendër të bashkisë apo qoftë edhe në shkollë dhe ta realizojnë. Ne kemi detyrimin t’i trajnojmë. Ministria e Brendshme të kontaktojë me urgjencë me shoqatat e bashkive dhe komunave, të bëjë planin e punës dhe të ndërmarrë të gjitha masat që tenderat që nga 1 janari 2009 të jenë vetëm elektronike”, - theksoi z. Berisha.