E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Nuk do heqim TVSH-në për prodhimet bujqësore

BERAT- Nga qyteti i Beratit kryeministri Berisha deklaron se nuk do të pranojë propozimin e Partisë Socialiste për heqjen e TVSH-se për prodhimet bujqësore.

Nuk do të lejojmë që prodhimet tuaja të mbeten në fushë. Me heqjen e TVSH-së duan të rrisin të ardhurat e tyre. Kërkesa vjen për të rritur klientelat e tyre. Fatmirësisht ky ligj nuk kërkon 3/5 e votave”- akuzoi opozitën kryeministri Berisha nga Lapadhaja e Beratit, ku ishte i pranishëm në përurimin e aksit rrugor .

Ai përsëriti akuzat ndaj kundërshtarit të tij politik se “po përdor votën për të bllokuar ligjet” dhe si “politikan që kalon nga disfata në disfatë”, vetë do të dalë shpejt në pension”

BRACE: BERISHA INAUGUROI 3 HERE, RRUGEN E LAPARDHASE
Vizita e Berishës në rrethin e Beratit ka ngjallur reagimin e deputetit socialist të këtij qarku, Erion Braçe. Sipas tij “Berisha po vazhdon turin e tij demagogjik” se është “një politikan që i ka dalë boja” dhe po përuron rrugë që janë iauguruar më parë. “Rruga e Sinjës është përuruar dy herë më pare. Rruga e Lapardhasë është përuruar 3 herë”- tha Braçe, duke shtuar se “Berisha po mban peng ujësjellësin e Lapardhasë “
 (vazhdon)
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›