Mitrovicë, serbët rivendosin barrikadat në Bërnjakë
MITROVICE- Në rrugën anësore Ribariç-Zubin Potok, në afërsi të vijës kufitare në Bërnjak, serbët kanë rivendosur barrikada dheu dhe druresh.
Barrikadat u rivendosën pasi KFOR-i hoqi dje kamionët e transportit që ishin pengesë në këtë rrugë. Serbët fillimisht nxorën kamionin e larguar nga hendekët drejt liqenit të Gazivodës. Ushtarët gjermanë të KFOR kanë qenë të pranishëm në momentin kur serbët e Kosovës kanë zbrazur kamionët e dheut në Bërnjakë, njofton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.
Edhe pse pjesëtarët e KFOR-it theksojnë se kufiri është i hapur, trafiku drejtë Ribariçit bëhet në rrugën anësore të Bërnjakut, të cilën e kontrollojnë ushtarët francezë të KFOR-it. Ndërkohe nuk ka lëvizje makinash as në Jarinjë, ku po ashtu përdoren rrugët anësore për të shkuar në Rashkë dhe në Novi Pazar.
Edhe mbrëmjen e djeshme serbët kanë qëndruar pranë barrikadave në Jagnjenicë, Zupç, Mitrovicën veriore, Leposaviç dhe në barrikadat e tjera më të vogla. Por, për shkak të të ftohtit, numri i tyre ishte më i vogël. Sipas agjencisë serbe te lajmeve Tanjug, natën e djeshme nuk është shënuar ndonjë lëvizje e KFOR-it.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)