Berisha: Nuk do ketë shtyrje zgjedhjesh
Kryeministri Sali Berisha hodhi poshtë skenarin për shtyrjen e zgjedhjeve. Në emisionin "Opinion", numri një i qeverisë theksoi se shqiptarët do të votojnë kudo që ndodhen, në mënyrë elektronike dhe se nuk do të pranojë kurrë të fusë në lojë certifikatat.
"Kartat janë problem inekzistent. Zgjedhjet nuk do të shtyhen asnjë orë dhe asnjë ditë. Detyra jonë ishte prodhimi i kartave dhe vendosja e çmimeve më të ulëta", deklaroi Berisha.
Sipas tij, "manjaku i certifikatave dhe i manipulimit të zgjedhjeve me certifikata e sheh se po i vjen fundi tani.
Zgjedhjet do të zhvillohen me standardet më të mira, me lista elektronike dhe karta identiteti". Në këmbënguljen e tij se zgjedhjet do të bëhen më 28 qershor, kreu i ekzekutivit shtoi se "nëse Edi Rama bën qëllim në vetvete t‘ua prishë dasmën shqiptarëve, atëherë ai do të marrë damkën e bojkotuesit dhe shqiptarët do të votojnë me kënaqësinë më të madhe". Si çdo kohë fushate, kryetari i PD-së nuk ka lënë pa sulmuar rivalin e tij politik. "Ai, i cili është tutkallosur pas karriges së bashkisë, ai nuk do zgjedhje. Ai qytetarëve të Tiranës u thotë se do jem edhe kryetar bashkie dhe Kryeministër, bashkë", u shpreh Berisha. "E dini ju, shtoi Berisha, se ai, para se të dalë në televizor, rri tri orë për të bërë makijazh, se ai është i prishur në fytyrë". "Unë jam psikolog dhe prandaj i di këto gjëra. Jeta ime është psikologji", konstatoi ai. Kryeministri Berisha tregoi edhe disa gjëra të cilat ai i ka cilësuar si intime dhe personale. Në këtë pikë, Kryeministri tregoi se "asgjë nuk të ripërtërin forcat më shumë se sa fushata elektorale dhe këtu i referohem hapjes së fushatës". Duke bërë një bilanc të katër viteve që kaluan, kreu i qeverisë sqaroi se ai është një bilanc që anëtarësoi shqiptarët në NATO dhe e bëri Shqipërinë vend aplikant për kandidat në BE. "Bëri që shqiptarët të parakalojnë dy vende anëtare të BE-së në rroga dhe pensione të tyre", insistoi Berisha. Shefi i qeverisë theksoi se gjatë vitit të kaluar erdhën në Shqipëri 2.7 milionë vizitorë të huaj. "Kurrë ndonjëherë pa këto arritje s‘do të kisha qenë në gjendje të flisja për Shqipërinë evropiane ashtu siç dal sot. Sot, unë dal me projektin e vështirë dhe që kërkon me mijëra vendime, ligje, reforma dhe investime, në mënyrë që qytetarët e këtij vendi, të cilët vetëm 18 vite më parë renditeshin të tretët në botë për sa i përket varfërisë", u shpreh Berisha.
I pyetur nëse Shqipëria është e prekur nga kriza, Kryeministri Berisha bëri me dije se "unë kurrë nuk shoh ëndrra nate, por ato të ditës më dalin mua 100 për qind, se unë i bëj realitet ato. Këto që kemi arritur ne, më lejojnë mua t‘u paraqes shqiptarëve projektin më ambicioz në historinë e tyre". Numri një i mazhorancës aktuale sqaroi edhe konceptin që ai ka për Shqipërinë evropiane.
"Evropa për shqiptarët ka pasur konotacione nga më tragjikët, por sot, 96 për qind e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin e vendit në BE", u shpreh ai. Kreu i PD-së prezantoi edhe gjashtë pikat e programit të tij elektoral për zgjedhjet e qershorit 2009. Liberalizimi i vizave, hapja e 160 mijë vendeve të punës, programet e reja për bujqësinë, reforma në shëndetësi dhe arsim, si dhe çështja e pronave janë sektorët ku Partia Demokratike do të fokusohet gjatë këtyre katër viteve në rast se fiton më 28 qershor.
Qëndrimi
Incidentet e fushatës
sjellin valë replikash
Kampet politike nisin reagimin për incidentet e para të fushatës elektorale. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli, u shpreh dje se "dënojmë dhunën e ushtruar nga Edi Rama, i cili, duke përdorur pushtetin e tij në Bashkinë e Tiranës, përmes policisë bashkiake dhe Inspektoratit të Ndërtimit, ka hequr në mënyrë vandale njoftimin që lajmëronte takimin e Kryetares së Kuvendit, nënkryetare e Partisë Demokratike me nënat dhe zonjat në lagjen e Kombinatit". Sakaq, kryeinspektori Afrim Qëndro bëri me dije se "dua që në cilësinë e kryeinspektorit të Inspektoratit Ndërtimor, pranë Bashkisë së Tiranës, t‘u bëj me dije të gjitha subjekteve politike që të mos vendosin banderola apo lloj-lloj materialesh propagandistike, në pronën e Bashkisë së Tiranës, për aktivitetet e tyre elektorale". "Dua të bëj një denoncim për dhunën e ushtruar dje nga Policia e Shtetit, ndaj punonjësve të Bashkisë së Tiranës, të cilët po hiqnin banderolat e vendosura pa leje, për aktivitetin e zhvilluar nga Jozefina Topalli", u shpreh ai. Një tjetër incident mes partish ka ndodhur dje në lagjen Kombinat të Tiranës. Rreth orës 11:50, në qendër të kësaj lagjeje, në rrugën "Llazi Miho", shërbimet e Komisariatit nr. 6 janë njoftuar se në afërsi të njësisë bashkiake, kishte një konflikt ndërmjet përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe kryetares së minibashkisë nr. 6. Mbi bazën e veprimeve procedurale rezultoi se konflikti ka filluar për shkak të ngritjes së një çadre me funksion propagandistik përpara njësisë bashkiake nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste, veprim i kundërshtuar nga kryetarja e kësaj njësie.