Glover: Raporti i vitit ‘96 nuk do të ndikojë në këto zgjedhje
Shefja e misionit vëzhgues të ODIHR-it, Audrey Glover, në një intervistë televizive bëri thirrje dje për të garantuar votën e çdo qytetari.
Si e vlerësoni ju dhe misioni juaj atmosferën e fushatës elektorale deri tani?
Përgatitjet për zgjedhjet kanë kohë që kanë filluar dhe fushata duket se po zhvillohet me tërë intensitetin. Ekipet tona po e vëzhgojnë nga afër fushatën në Tiranë dhe në rrethet e tjera. Njësia e monitorimit të medias do të analizojë mbulimin e saj në media, si nga pikëpamja sasiore, edhe nga cilësia. Ata do të vlerësojnë nëse ky mbulim i përmbahet legjislacionit vendas dhe zotimeve ndaj OSBE-së. Është shumë herët për të bërë komente mbi fushatën deri në këtë pikë.
Si e shihni procesin e pajisjes së shtetasve shqiptarë me karta identiteti? A po punon seriozisht në këtë drejtim qeveria?
Në raportet për zgjedhjet e mëparshme, OSBE/ODIHR ka rekomanduar përdorimin e një mjeti identifikimi për votuesit, i cili të mos jetë i falsifikueshëm, si dhe një sistem modern e funksional të gjendjes civile e të adresave. Na vjen mirë që shohim se Kodi i Ri Zgjedhor parashikon një sistem regjistrimi të bazuar mbi regjistra civile kombëtarë të kompjuterizuar dhe të modernizuar. E kuptojmë që çështja e kartave të identitetit është një çështje shumë e debatueshme mes partive. Është shumë e rëndësishme që të bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme që qytetarët me të drejtën e votës dhe pa dokumente të tjera të posaçme të pajisen me karta identiteti para 28 qershorit. Kjo ka rëndësi të padiskutueshme.
A janë në rrezik zgjedhjet për shkak të mospajisjes së qytetarëve me karta? A mund të çojë kjo drejt shtyrjes së zgjedhjeve?
Nuk besoj se ka përfunduar koha për pajisjen e qytetarëve me karta. Ka ende kohë që qytetarët me të drejtë vote të marrin kartat për të cilat kanë bërë aplikimin ose të aplikojnë. Por dua të theksoj edhe njëherë se është shumë e rëndësishme që çdo qytetar me të drejtën e votës të ketë mundësinë të votojë.
Cila është e vërteta për zgjedhjet parlamentare të 1996-ës? Përse nuk e pranoi qeveria shqiptare emrin tuaj si kryesuese e misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve të 28 qershorit?
Është e vërtetë që janë shprehur shqetësime për emërimin tim, për shkak të raportit të ODIHR-it që u bë publik kur unë isha në krye të ODIHR-it në Varshavë. E kuptoj që jo të gjithëve u pëlqyen konkluzionet e paraqitura në atë raport, të cilat shprehnin konstatimet e atyre që ishin këtu në atë periudhë. Po 56 shtetet e OSBE-së i kanë dhënë ODIHR-it një mandat, që përfshin edhe nxjerrjen në pah të çështjeve të vështira dhe nganjëherë të sikletshme. Sidoqoftë, ai raport që bën fjalë për 13 vjet më parë, nuk do të na ndikojë në asnjë lloj mënyre në vëzhgimin e zgjedhjeve të kësaj radhe.
A keni ndonjë një këshillë që mund t‘i jepni qeverisë shqiptare ose opozitës shqiptare për të zgjidhur ngërçin e kartave të identitetit?
Duhet të theksoj se ne jemi këtu për të kryer misionin tonë të monitorimit të zgjedhjeve dhe nuk mund të japim këshilla, pasi nëse do të ndërhynim në proces, nuk do të ishim në gjendje të monitoronim.