Vrasësi i policëve del përpara drejtësisë
Autori i Lajmit: red.
Vrasësi i dy efektivëve të komisariatit të policisë së Kukësit ka dalë dje përpara togave të zeza. Afrim Hasani i akuzuari për vrasjen e Shkëlzen Dobrushit dhe Ramadan Hilës teksa këta të fundit ishin në krye të detyrës. Në seancën e djeshme gjyqësore trupi gjykues nuk ka arritur dot që të çelë procesin gjyqësorë. Seanca e parë ka zgjatur vetëm pak minuta dhe gjyqtari ka vendosur shtyrjen e seancës për shkak të mungesës së palës mbrojtëse. I akuzuari Afrim Hasani ka marrë dy avokatë nga qyteti i Kukësit të cilët i ka pajisur me prokurë të posaçme familja e tij. Por të dy avokatët e zgjedhur prej tij nuk ishin të pranishëm në sallë gjatë seancës së djeshme. Trupi gjykues u detyrua të shtyjë seancën për në një datë tjetër kur do të lexohet edhe kërkesa për gjykim. Nga hetimet e prokurorisë, ka rezultuar se më datën 16 mars të vitit 2009, në qendër të fshatit Shëmri Kukës, në lokalin e shtetases Adriana (Lume) Brinja, kanë hyrë me forcë në lokalin e Zaim Brinja dhe i pandehuri Afrim Hasani, i cili menjëherë sapo ka hyrë në lokal ka thyer pa asnjë motiv një pasqyrë, dy karrige dhe gota e pjata që ndodheshin në një tavolinë të lokalit. E zonja e lokalit ka komunikuat me efektivat e policisë, Ramadan Hila, Ajet Hila dhe Shkëlzen Dobrushi duke u kërkuar atyre ndihmë për dhunën dhe dëmtimet që Hasani, i kishte shkaktuar në lokalin e saj. Menjëherë sapo kanë marrë dijeni në lidhje me ngjarjen, tre punonjësit e policisë Shkëlzen Dobrushi, Ramadan Hila dhe Ajet Hila kanë dalë në aksin rrugore Kukës-Tiranë, për të bllokuar automjetin me të cilën lëvizte i pandehuri Afrim Hasani. Rreth orës 15:15, tre policët kanë parë dhe ndaluar automjetin tip “Benz Mercedes D” 240 ngjyrë e kuqe, me targë KR 3778 A ku në vendin e parë të tij ishte i ulur si pasagjer, i pandehuri Afrim Hasani. Pas ndalimit të automjetit nga punonjësit e policisë, është konstatuar se në drejtimin e timonit të mjetit ishte shtetasi Mentor Hila, pronar i mjetit, në sediljen e parë të pasagjerit ishte i pandehuri Afrim Hasani dhe në sediljen e pasme, ishin shtetasit Genc Avdia dhe Zamir Avdia. Në lidhje me këtë ngjarje, policët Ramadan Hila, Shkëlzen Dobrusha kanë bërë kallëzim penal për veprën penale të “kundërshtimit me dhunë të punonjësit të policisë”. Pas kallëzimit i pandehuri, pasi ka siguruar një armë automatike, konkretisht automatikun tip “AK” me nr 14214879, të cilin siç deklaron dhe vetë, e kishte të fshehur jashtë banese, pasditen e datës 23 mars rreth orës 20:30 ka hyrë në lokalin e shtetasit Isa Dobrusha dhe ka qëlluar dy punonjësit e policisë, Shkëlzen Dobrushi dhe Ramadan Hilaj me të cilët ishte konfliktuar një javë me parë.
Ky lajm është publikuar: 16/05/2009