I dyshuari për vrasjen e Xhindit, dërgohet fotoja Interpolit
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Atëherë kur dukej se vrasja e deputetit Fatmir Xhindi do të mbetej pa autorë, duket se i është afruar më shumë arrestimit të personit që dyshohet si ekzekutori i deputetit. Prokuror të Krimeve të Rënda, një inspektor i Drejtorisë së Antikrimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe efektivë të Drejtorisë së Policisë së Fierit kanë shkuar mesditën e djeshme në qytezën e Roskovecit për të marrë gjeneralitetet e një personi që rezulton i arratisur që prej ditës së vrasjes së deputetit. Dje, një pjesë e grupit të hetimit ka shkuar në banesën e një 37-vjeçari në Roskovec dhe kanë marrë një foto të tijën për t ja vënë në dispozicion Interpolit. Sipas burimeve konfidenciale policore mësohet se peroni në fjalë ka qenë që në fillim i dyshuar për vrasjen por nuk ka pasur prova për të bërë lidhjen e tij me vrasjen. Burimet tregohen tepër të rezervuara në dhënien e informacionit por pohojnë se tashmë hetimet janë vetëm në një rrugë dhe shumë shpejt do të bëhet e mundur edhe kapja e autorit. Dyshohet se autori i ngjarjes, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi është larguar jashtë vendit, ndaj për prangosjen e tij është kërkuar edhe ndihma e Interpolit.
Identifikimi
Grupi i hetimit ka zbritur sërish ditën e djeshme në terren, lajmi konfirmohet nga burime pranë policisë së Fierit. Sipas burimeve, grupi i hetimit ka shkuar në një prej banesave të Roskovecit, e cila i përket personit të dyshuar si autor të ngjarjes. Ata kanë kërkuar një foto të personit të dyshuar dhe janë larguar sërish nga Roskoveci. Sipas po të njëjtave burime mësohet se ndalesa e radhës e prokurorëve ka qenë Drejtoria e Policisë së Fierit ku dhe i kanë bërë skanim fotos. Sipas po të njëjtave burime mësohet se pak ditë më parë janë marrë në pyetje edhe familjarët e të dyshuarit, por nuk bëhet me dije se cilat kanë qenë deklaratat e familjarëve. Besohet se ai është autori i ngjarjes por çdo gjë do të përcaktohet vetëm në momentin që do të bëhet ballafaqimi i provave.
Hetimet
Hetimet e Prokurorisë dhe të Policisë së Shtetit gjatë kësaj kohe janë shtrirë në disa pista, prej të cilave janë mbajtur si të mirëqena vetëm dy. Fillimisht u hetua në pistën e vrasjes për shkak të detyrës duke pasur parasysh pozicionin e deputetit, por asnjëherë nuk u gjetën prova për të vërtetuar vrasjen për shkak të detyrës. Pista e dyte që nuk solli asnjë rezultat ishte ajo e vrasjes për motive pronësie por kjo pistë u mohua kategorikisht nga familjarët. Edhe pse u dyshua tek disa përplase për motive pronësie që ka pasur deputeti, grupi i hetimit arriti në konkluzionin që kjo pistë nuk ishte e saktë. Për gjetjen e autorit ka pasur hetime intensive por asnjëherë nuk u bë e mundur prangosja e tij edhe pse u bënë shumë operacione. Që në fillim të hetimeve policia etiketojë disa të dyshuar por tashmë vetëm një prej tyre dyshohet se është autor i ngjarjes. Ky person që është i moshës 37-vjeçare është arratisur nga banesa e tij që mbrëmjen e kryerjes së krimit. Ky fakt ka bërë më shumë që policia të dyshojë se është në drejtimin e duhur për kapjen e autorit.
Ngjarja
Deputeti Xhindi është vrarë me gjashtë plumba kallashnikovi teksa ishte duke mbyllur derën e banesës. Ai ndërrojë jetën rrugës duke e transportuar për në spital. Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka arritur të sigurojë disa prova materiale të cilat dyshohet se i përkisnin autorit të krimit. Policia ngriti menjëherë skicën se si mund të kishte ndodhur vrasja por ende nuk kishte rënë në gjurmët e autorit. Xhindi është ekzekutuar rreth orës 21:10 kur ishte kthyer nga një lokal i Roskovecit ku kishte pirë një kafe i vetë. Gjatë ditës ai ishte marrë me punë të vogla me pronën e tij në fshatin Kurjan nga dhe ka origjinën. Vrasja e tij morri përmasa të mëdha për vetë postin që ai mbante.
Ky lajm është publikuar: 16/05/2009