Berisha:Hyrja në BE në mandatin e dytë të mazhorancës

Kryeministri Berisha ka ripërsëritur garancinë se zgjedhjet e 28 qershorit do të jenë të lira dhe të ndershme, ndërsa ka ftuar opozitën shqiptare që të bëhet pjesë e këtij procesi të rëndësishëm.
Kryeministri Berisha i siguroi qytetarët se qeveria po ndërmerr të gjitha masat, me qëllim që javën që vjen të shpallet skema e përshpejtimit të procesit të rimbursimit të çmimit që qytetarët meritojnë nga aplikimi.Ndërkohë deklaroi se"në mandatin e dytë qeverisë prioritet absolut do të kenë projektet për rininë, sepse ky është investimi për të ardhmen".Duke u ndalur në anëtarësimin në NATO, Kryeministri Berisha tha se kjo ngjarje madhore ishte plotësimi i aspiratave historike të shqiptarëve. "Ne sot ndihemi krenarë sepse kemi shndërruar në realitet ëndrrën më të bukur të rilindasve tanë. 'Shqipëria, zonjë në perëndim' është bërë realitet me anëtarësimin e vendit në NATO", u shpreh Berisha.Lidhur me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, kryeministri Berisha i'u drejtua të rinjve duke shprehur bindjen se hyrja në BE do të realizohet brenda mandatit të dytë të mazhorancës.Në ditën e dytë të vizitës në rrethin e Korçës, kryeministri Berisha vizitoi qendrën e aplikimit për letërnjoftimet në komunën e Cëravës. Në këtë qendër, kryeministri Berisha u takua dhe diskutoi me banorë të këtij fshati.