Berisha: OSBE-ja të dyfishojë monitorimin në zgjedhjet e 2009-ës
Kreu i qeverisë, Sali Berisha, është shfaqur krejt i qetë pas publikimit të kritikave të ashpra të një diplomati amerikan në TIranë i cili hidhte dyshime për progresin e vendit dhe akuzonte qeverinë se po tentonte të largonte OSBE-në dhe të uzurponte prokurorinë. Për të dyja këto çështje, Berisha ka dhënë versionin e tij duke garantuar diplomatin e shqetësuar amerikan, por dhe opozitën, se zgjedhjet e ardhshme parlamentare jo vetëm nuk do të bëhen pa praninë e OSBE-së, por do t’i kërkojë kësaj organizate të dyfishojë numrin e monitoruesve të saj në zgjedhje. Të njëjtën gjë Berisha ka bërë edhe për ligjin e ri për prokurorinë, për të cilin ka thënë se është një tentativë për të rritur standardet dhe jo për të marrë kompetencat. Me nota ironike ai ka folur për kundërshtarin e tij politik, Edi Rama, të cilin gjithsesi nuk ka ngurruar ta vlerësojë për qëndrimet pro integrimit të vendit në NATO e BE. Këto komente kreu i ekzekutivit i ka bërë në një vizitë në qytetet jugore Fier e Vlorë, ku megjithëse ka bërë disa përurime investimesh, nuk ka preferuar ta quajë si fushatë elektorale të parakohshme.
“Mbrojtja” e Kryeministrit
Kreu i qeverisë ka mohuar të ketë dijeni për shqetësime të tilla nga diplomacia, edhe pse disa media para pak ditësh iu referua një diplomati të ambasadës amerikane, i cili fliste me një gjuhë të ashpër ndaj qeverisë. “Nuk ka asnjë shqetësim të tillë nga diplomacia e huaj në Tiranë”, - tha Berisha. Ndërkaq për sa i përket çështjes së prokurorisë, ai tha se “për atë draft ka 6 muaj që po punohet me përfaqësues të shoqërisë civile, prokurorinë, EURALIUS dhe të tjerë që po bashkëpunojnë. Qeveria do të punojë që këto ligje të jenë të përbashkëta me opozitën. Pavarësisht se 84 vota në Parlament mund të realizohen, unë arsyetoj që duhet të ecim me konsensus me opozitën”. Duke u përgjigjur në lidhje me OSBE-në, ai tha në mënyrë kategorike se “as nuk kam kërkuar, as nuk kam ndërmend të kërkoj largimin e OSBE-së”. Ndërsa lidhur me shqetësimin e kreut të PS-së, Edi Rama për zgjedhjet e ardhshme, ai shtoi se "në fushatën e ardhshme elektorale qeveria do t`i kërkojë OSBE-së të dyfishojë monitorimin, ndërsa do të ftojë Këshillin e Evropës, Parlamentin Evropian, organizatat dhe Institutin Demokratik dhe Republikan Amerikan, të gjitha NGO-të dhe organizmat e institucioneve që të monitorojnë këto zgjedhje".
Për Edi Ramën
Kryeministri nuk ka nguruar që të flasë për kundërshtarin e tij politik me një fjalor me dy presa. Nga njëra anë e ka ironizuar duke thënë se “pas Kasharit e ka humbur fare”, ndërsa nga ana tjetër ka vlerësuar bashkëpunimin me të duke e kërkuar këtë bashkëpunim dhe për reformën në drejtësi. “Unë nuk e shpëtoj dot Edi Ramën nga sindroma e Kasharit. Po e quaj sindroma e Kasharit sepse është krejt e kundërta, është antipodi i sistemit të Dushkut”, - tha ai duke iu referuar komentit të Ramës se mazhoranca po përgatiste skemë vjedhjesh për zgjedhjet e reja duke larguar vëzhguesit.
Ndërkaq, akuzave të kreut të LSI-së për bashkëpunimin PD-PS, Kryeministri i është përgjigjur me nota vlerësuese për Ramën. “Me zotin Edi Rama, kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe me z Shpëtim Gjika, kryetarin e Bashkisë së Vlorës dhe të gjithë kryetarët e bashkive dhe komunave të Shqipërisë, kam pasur, kam dhe do të kem për aq kohë sa të jem në pushtet, një bashkëpunim në interes të qytetarëve dhe tërësisht transparent”, - tha ai. Më tej shtoi se për çështjet madhore të integrimit në NATO dhe në BE, zoti Rama dhe partia e tij kanë shprehur dëshirën dhe vullnetin për të proceduar me reforma dhe unë kam vlerësimin tim të palëkundur për këtë.
Port kontejnerësh në Vlorë
Kreu i qeverisë ka folur në Vlorë për një projekt gjigand që do të realizohet në këtë qytet dhe bëhet fjalë për një port kontejnerësh. “Po planifikohet ndërtimi i një porti të përmasave mesatare dhe këtë Vlora e meriton plotësisht, sepse nuk ka qytet tjetër, nuk ka ujëra të tjera më të përshtatshme për një port madhështor se ujërat e Vlorës dhe unë kam shumë besim se ky projekt do të bëhet”, - tha ai. Në këtë pikë ai ka ironizuar kreun e LSI-së Ilir Meta duke u shprehur: “Falënderoj shumë edhe zotin Meta që antiglobalistët e aleancës i shndërroi në 'dushkarë e referendarë" dhe s’janë sot këtu duke protestuar kundër meje”.