E Shtunë, 31 Tetor 2026

Investimet në Vlorë, 4 miliardë lekë



Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar dje në qytetin bregdetar se investimet në atë zonë kapin shifrat e 4 miliardë lekëve ose të 430 milionë dollarëve. Duke folur në një takim me banorët e Selenicës, ai tha se “i deklaroj kryetarit tuaj të bashkisë të sjellë çdo projekt do ta mbështesim. Buxheti ynë prej 4.2 miliardësh na lejon ne të mbështesim çdo projekt për qytetarët shqiptarë. Vetëm në Vlorë ne investojmë në rrugë, ujësjellës, përpunimin e ujërave, furnizimin me energji elektrike 430 milionë dollarë”. Më tej ai ka shtuar se “sot vetëm në zonat rurale të qarkut të Vlorës janë në investim e sipër rreth 4 miliardë lekë që të gjitha në ujësjellës, kanalizime, përpunim të ujërave të zeza, rrugë, shkolla, qendra shëndetësore”. Ai ka sqaruar banorët se pavarësisht se tentohet t’i jepet një karakter elektoral këtij turi, ai nuk po bën fushatë, por vetëm po ballafaqohet me qytetarët shqiptarë për ato premtime që ka bërë, për ato premtime që ka mbajtur dhe ato që do të bëjë në të ardhmen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›