Në Borsh, aty ku gjen turizmin familjar të "emigrantëve"
Çdo mbrëmje, Aleksi 9-vjeçar, pas plazhit dhe çamarokllëqeve të shumta të ditës, vishet si kamerier dhe me plot figura të shkathta akrobatike, i ofron shërbim çdo klienti në lokalin elegant që kanë ndërtuar prindërit në të përpjetën e lagjes “Shkallë”, në Borsh.
Në çdo fillim qershori, Majlinda dhe Sokol Lala kthehen bashkë me dy djemtë në vendlindje, ku drejtojnë për tre muaj një biznes familjar të vetin. Emigrantë prej 17 vitesh në Selanik të Greqisë, të gjitha kursimet kjo familje i ka shndërruar në një hotel dhe restorant, ku bujnë pushues vendas dhe në vitet e fundit, edhe familje gjermane, angleze, italiane etj. Çifti Lala ofron për pushuesit një hotel me 5 dhoma, me kushte mjaft komode dhe një kuzhinë të pasur me gatime tradicionale vendase. Në restorantin e vogël në katin e katërt të godinës, prej nga çdokush mund të sodisë bukurinë magjike të gjirit të Borshit, nuk mungon lepuri i egër, peshku, byrekët me pulë e oriz, por dhe ato greke. Këtë vit, Sokoli ka hapur dhe një dyqan mishi, ku tregton të gjitha llojet e mishit të zonës. Në të 70 shtëpitë që ka kjo lagje, banorët e larguar që prej 15 vitesh e më shumë si emigrantë në vendet fqinjë, vit për vit shtojnë dhe ndërtojnë dhoma tip garsoniere me çdo komoditet për një familje që dëshiron të pushojë në verë pranë qetësisë, detit të pastër, të thellë dhe të ngrohtë të Borshit, çka e ka bërë këtë lagje, simbolin e turizmit të fshatit Borsh. Shtëpitë nisin e zbresin nga kodra drejt bregut të detit, ku afrojnë një rrjet lokalesh dhe shërbimesh. Në një prej tyre, Tako dhe Teuta në restorantin e vogël mjaft të frekuentuar, kanë ditur të afrojnë peshkun e egër të detit, por dhe mishin e kecit dhe qengjit, që piqen qetë-qetë çdo ditë në hell, djathin e dhisë dhe çdo gatim tradicional vendi, sipas kërkesave të pushuesve dhe të gjitha, me prodhime të freskëta të fushës. Edhe Vana, një borshiote e zgjuar, ka zgjeruar akoma më shumë biznesin familjar aty në breg të detit, duke hapur në “këmbët” e vilës së madhe, një market dhe lokal për pushuesit. Ndërsa Beni, bashkë me kompleksin prej 12-garsioneresh banimi për pushuesit, poshtë në fushë, ka ndërtuar një market dhe furrën e bukës, ku afrohen prodhimet e grurit dhe misrit, që nga simitet, deri tek buka e zezë e thekrës.
Këtë vit, familja Xhelili ka hapur të vetmin hotel që ka Borshi sot për sot. Ndërtuar në afërsi të bregut të detit, ky hotel është modern, me të gjitha kushtet që do të dëshironte kushdo pushuesi sqimatar. Pronari i saj, Fredi, pasi përfitoi nga programet e punësimit në vitet ‘90 në Itali, organizuar nga shteti shqiptar, punoi disa vjet si kuzhinier në Verona. Tani drejton këtë restorant, që ofron kuzhinë të zgjedhur me gatime italiane. Ai nuk mendon të kthehet më në Itali, pasi pronat që ka marrë familja e tij, me ullinj, portokalle, pemë dhe të tjera, i mjaftojnë që të jetojë me dinjitet në vendlindje. Turizmi familjar në lagjen “Shkallë” në Borsh, që ka ardhur duke u rritur nga viti në vit, tashmë e ka fituar plotësisht prej vitesh emrin “Turizmi i emigrantit”.
Menaxherët e turizmit, pensionistët e “Shkallës”
Klima e butë, e favorshme në Borsh, të afron detin dhe malin dhe jo vetëm në verë, pasi pranvera dhe vjeshta fare mirë mund të ofrojnë pushime gjithëvjetore. Por për fat të keq, jo të gjithë emigrantët kthehen, ndaj prindërit e moshuar pensionistë, janë sot menaxherët e turizmit familjar. Ata marrin dhe japin numrat e telefonave celularë, por dhe plotësojnë çdo kërkesë të pushuesve. Çmimet janë mjaft të favorshme për atë bukuri dhe qetësi që afron Borshi. Ato variojnë nga muaji në muaj, ku gushti mbetet më i shtrenjti, 40 mijë lekë për një garsionerë në 15 ditë, për të zbritur më pas në 35 mijë në korrik, dhe 20 mijë, në qershor dhe shtator. Menaxherët pensionistë gjejnë mjaltin dhe vajin e ullirit për pushuesit, sipas kërkesave të këtyre të fundit. Më të rregulltit, tashmë janë bërë klientë të përvitshëm në Borsh dhe miq të mirë të menaxherëve pensionistë.
Pleqtë e Borshit luftuan dy vjet derisa ia dolën të ndërtojnë ujësjellësin në lagjen “Shkallë”. "Vitin që vjen, do të shtrohet dhe rruga", - u premtojnë banorët e “Shkallës” pushuesve, që ngjiten disa herë në ditë në një lartësi të ulët, por të mundimshme nga gurët.
Papo Lala, poeti që marketon bukuritë e Borshit me vargje
Papo Lala, bashkë me gruan, Kushullën, presin dhe përcjellin pushues në shtëpinë e tyre. 78-vjeçari Papo, ish-elektricist i fshatit, poeti popullor që njihet tashmë jo vetëm në Borsh, por dhe nga të gjithë pushuesit, shumë vargje ia ka kushtuar bukurive që afron Borshi: “Deti për ju qan/ deti ju përqafon dhe ju thotë/ hajdeni tek unë/ t’ju freskoj/ t’ju jap shije/ t’ju kënaq shpirtin/ t’ju qetësoj, dëshirat t’ju shtoj”. Quan “budalla” këdo që nuk e vlerëson bukurinë që afron deti, mali dhe fshati. “Kush nuk e pëlqen këtë natyrë, nuk kupton se ç’është bukuria, se këtu ka bukuri, ka mal, kodra si ballkone dhe fusha me gjelbërim dhe shumë mistere”, - thotë Papoja, që tregon me dorë lart mbi “Shkallë’ në kodrën e prerë si me thikë, Matogaxhën, ku fshihen 3 shpella të mëdha. Prej aty mbrohej fshati nga banorët në kohërat e vjetra kundër piratëve të detit, kur lufta kërciste.
Por mbetet shumë për të bërë: “Borshi, dora e Perëndisë/ shërbesa e kënaqësia e njerëzisë/ parajsa e bukurisë/ duhet rregulluar akoma më mire nga dora e njerëzisë/ në këtë pellg të madhështisë/ e ka falur Zoti këtë bukuri/ por do edhe dorën e qeverisë”, - thotë i menduar Papo Lala, teksa rri në verandën e shtëpisë së tij.