Olldashi në Divjakë: Investuam në tre vjet 1 miliard e gjysmë
Në kuadër të fushatës elektorale ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi takoi banorët e komunave Remas, Hysgjokaj dhe qytetit të Divjakës. Olldashi gjatë fjalës së tij, i tha banorëve se ajo që bën diferencën mes maxhorancës aktuale dhe Partisë Socialiste, është vlera e investimeve të kryera në vend.
Në tre vite të qeverisjes sonë, ne kemi investuar 1 miliard e 400 milionë, Partia Socialiste në 8 vite 45 milionë, kjo është diferenca që kemi ne me ta, kjo është e prekshme dhe e dukshme për të gjithë ju. Ne jemi të ndërgjegjshëm se ka nevojë për investime të tjera, ne do të vazhdojmë të investojmë. Rruga në të cilën unë erdha është jashtë parametrave, Ju premtoj se e kemi futur në buxhetin e shtetit dh brenda tre javëve do të fillojmë punimet nga Pushimi i Shoferit deri në komunën tuaj për në Divjakë, nënvizoi ai. Ndër të tjera, ministri Olldashi u premtoi banorëve se Partia Demokratike do të vazhdojë të investojë në mënyrë uniforme sipas kërkesave të banorëve.