E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu prezanton kandidatët për zonën Nr 9

Kreu i Republikanëve Fatmir Mediu ka bërë prezantimin e kandidatëve për deputet të zonës numër 9 në Tiranë. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse numri një i republikanëve u ndal tek çështja e pronës private ku theksoi se partia që ai përfaqëson që në fillimet e saj e ka pasur si themel të drejtën e pronës. Partia Republikane ka qenë një parti, e cila qysh në momentin që është krijuar e ka përkrahur pronën private dhe të drejtën e pronës, ka përfaqësuar ish pronarët dhe këtë ne nuk e bëmë për asgjë tjetër veç se kemi besuar dhe besojmë se është një çështje e drejtë një çështje thelbësore, e cila para së gjithash kërkon një zgjidhje përfundimtare. Pasi vazhdojmë të besojmë se ekonomia e Shqipërisë nuk mund të ndërtohet pa ndërtuar një realitet të qëndrueshëm të pronës private, nënvizoi ai. Duke folur mbi punën e koalicionit të djathtë këto vite mazhorancë, Mediu u shpreh se vota e shqiptarëve më 28 qershor do ti japë vijimësi reformave të nisura nga qeveria dhe vota për partinë Republikane do ti japë një mandat të dytë koalicionit të djathtë. 'Unë jam i bindur se vota për partinë Republikane do t'i japë një mandat të dytë koalicionit të djathtë, pasi ne kemi një ëndërr të madhe, anëtarësimin në BE dhe do ta realizojmë të gjithë bashkë, u shpreh Mediu. Gjatë këtij takimi, kreu i PR-së, prezantoi kandidatët për deputetë të kësaj parti në këtë zonë, përkatësisht Eneida Xhumari dhe Muharrem Kajolli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›