Topi i kërkon qeverisë të marrë masat për krizën

Presidenti i Republikës kundër deklaratave optimiste të ministrit Bode dhe kryeministrit Berisha
Kriza ekonomike e cila i ka shtrirë efektet e saj edhe në Shqipëri duket se ka preokupuar seriozisht Presidentin e Republikës zotin Bamir Topi. Në kundërshtim me deklaratat optimiste të dhëna nga krerët e shteti, presidenti i Republikës ka kërkuar të merren masa serioze, pasi kriza ekonomike po dëmton ekonominë. Shqipëria duhet të marrë masa për mbrojtjen nga kriza ekonomike, e cila ka prekur disa sektorë në vendin tonë, ka thwnw presidenti Topi. Edhe pse qeveria shqiptare ende nuk e ka pranuar faktin se është prekur nga kriza ekonomike globale, kreu i shtetit i ka bërë thirrje ekzekutivit të marrë masa në përballimin e saj.Presidenti Bamir Topi në 90 vjetorin e Organizatës Ndërkombëtare të Punësimit, ka kërkuar që jo vetëm qeveria, por edhe partnerët socialë të saj të marrin masa për përballimin e efekteve të krizës si dhe rishikimin e strategjisë së punësimit. Në këtë situatë të krijuar, sipas tij rëndësi të veçantë u duhet kushtuar programeve të zhvillimit dhe perfeksionimit të trajnimeve profesionale për të përgatitur punonjës të kualifikuar. Për përballimin e ndonjë çekuilibri që mund të krijohet nga efektet e krizës globale duhet që të gjithë së bashku ta marrim me një seriozitet të veçantë, pa u përpjekur për të nxjerrë përfitime të çastit, por duke marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e burimeve reale me të cilat do të bëhet financimi i mbrojtjes shoqërore, nënvizoi presidenti. Në situatën e krijuar, rol të rëndësishëm sipas kreut të shtetit mund të luajë edhe Këshilli Kombëtar i Punës, si një mjet efektiv për të koordinuar të gjitha nevojat dhe interesat e grupeve shoqërore në vështirësi. Sipas kreut të shtetit, mbështetja e punësimit me anë të stimulimit të rritjes ekonomike, investimet në arsim dhe trajnimi me anë të politikave aktive të tregut të punës, janë tre aspirata që meritojnë vëmendjen, përkushtimin dhe përpjekjet e përbashkëta të qeverisë, të organizatave të punëdhënësve dhe të punëmarrësve. Padyshim që Shqipëria, ndonëse me përmasat e saj të vogla, sikurse është e ndjeshme nga kriza e ekonomisë globale, ashtu do të jetë edhe partnere, edhe brenda programeve qeveritare, por edhe brenda programeve të OKB-së, për të qenë aktore sigurisht modeste, por edhe në funksion të qëllimeve të veta që ta ndjejë sa më pak këtë krizë, por edhe në mund të ndihet, të dalë sa më shpejtë nga kjo krizë, nënvizoi kreu i shtetit. Por, përpjekja për të parandaluar efektet e mundshme të krizës, kërkon durimin dhe mençurinë e duhur, që sipas kreut të shtetit të çon në gjetjen e kompromiseve të nevojshme dhe të atij konsensusi që bën të mundur shmangien dhe zbutjen e tensioneve, veçanërisht, në prag, gjatë dhe pas fushatës zgjedhore. Sepse vetëm kështu mund të arrihet që dialogu social të jetë gjithnjë në zhvillim, si dhe pozicioni i sindikatave dhe organizatave të punëdhënësve të jetë proaktiv. Përballimi i efekteve të mundshme të krizës kërkon rishikimin e strategjisë, ose masave të punësimit të rinisë, të grave, veçanërisht, në zonat periferike të qyteteve të mëdha, duke i kushtuar rëndësi të veçantë nxitjes së eksporteve, nënvizoi presidenti i vendit. Si gur mbrojtës të sigurisë shoqërore dhe familjare, gjatë periudhës së ndikimit të krizës financiare, kreu i shtetit ka vlerësuar sigurimin e fondeve të mjaftueshme, për pensionistët dhe për kategori të tjera të ngjashme, pa rënduar ato kategori që janë të zënë me punë. Pasi në këtë drejtim, ai veçon faktin se programet e mbrojtjes shoqërore mund të konsiderohen efektive dhe efiçente vetëm po qe se do të gjenden burime të mjaftueshme. Mbulimi i programeve të mbrojtjes shoqërore, nëpërmjet rritjes së tatimeve, nga pikëpamja ekonomike, dihet që është i pamundur, pasi rritja e tarifave tatimore në kushtet e krijuara nga kriza do të thithte fuqinë blerëse, do të ulte nxitësit e punës, do të zvogëlonte investimet dhe do të ngadalësonte rritjen ekonomike, vijoi ai. Por, presidenti Topi ka përmendur edhe bashkëpunim e interlokutorëve socialë; sindikatat, institucione, institute private, që janë në funksion të dialogut social, sipas tij duhet të arrijnë të realizohen, duhet të rrisin aktivitetin e tyre, sepse njerëzit në nevojë, njerëzit që mund të jenë të papunë kanë nevojë edhe për interlokutorë. Kreu i shtetit ka veçuar faktin se vendi ynë ndodhet në prag të zgjedhjeve politike, dhe në këtë periudhë është e vështirë edhe për njerëz me eksperiencë politike të orientohet në një kakofoni programesh, thirrjesh, propagande që është e natyrshme për natyrën e partive politike dhe për natyrën e fushatave elektorale. Të gjithë premtojnë që do të realizojnë, e rëndësishme është që njerëzit e thjeshtë kanë nevojë të orientohen jo thjesht nga partitë politike, por nga interlokutorët socialë që kanë marrë përsipër që të përfaqësojnë interesat e atyre që konsiderohen fuqi punëtore të punës, theksoi presidenti i vendit.