E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Opozita nuk pranoi ngritjen e pensioneve

Kryeministri premton vënien në punë të parkut energjetik, të Porto Romanos
Kryeministri Sali Berisha gjatë ndalesës së tij në qytetin e Durrësit, ka premtuar vënien në punë të parkut energjetik të Porto Romanos. Këtë deklaratë kreu i qeverisë e ka bërë gjatë inaugurimit të fillimit të punimeve të rrugës, që lidh Durrësin me Porto Romanon. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Berisha ka akuzuar opozitën, duke theksuar se alternativa e të majtëve, është ajo e mohimit të reformave. Opozita e majtë nuk përbën alternativë, pasi ajo di vetëm të mohojë arritjet e prekshme nga të gjithë, deklaroi Berisha. Alternativa e reformave të rezultateve të pamohueshme të tyre si dhe alternativa e nihilizmit, të mohimit të çdo gjëje, sipas kreut të qeverisë janë dy alternativat me të cilat përballet sot Shqipëria. Në Shqipëri, përballen dy alternativa. Alternativa e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, nëpërmjet reformave dhe alternativa e mohimit të suksesit të reformave që anëtarësuan Shqipërinë në NATO. Alternativa e suksesit të reformave që bënë të mundur kandidimin e Shqipërisë në BE dhe nga ana tjetër, alternativa e mohimit të suksesit të reformave, sikur anëtarësimi në NATO dhe aplikimi për kandidimin e Shqipërisë në BE të zbrisnin nga qielli dhe të mos ishin vepër e juaja, vepër e përbashkët e jona, realizim i ëndrrës dhe idealit tonë, veçoi Berisha. Ndër të tjera, ai ka përmendur kundërshtimet mazhorancë- opozitë, duke veçuar faktin se kur qeveria rriste pensionet kundërshtarët e saj mohonin se pensionet po rriten, në kohën kur qeveria rriste pagat e mësuesve, kundërshtarët e saj, mohonin se po rriten pagat e mësuesve. Në takimin me qytetarët e Durrësit, Berisha siguroi se në 4 vitet e mandatit të dytë, në fokus të vëmendjes sërish do të jetë jeta dhe problemet e qytetarëve. Në këtë drejtim, duke renditur arritjet e qeverisë, si anëtarësimin në NATO dhe aplikimin në BE, kreu i ekzekutivit u kërkoi votat banorëve të Porto Romanos, duke premtuar punësim dhe luftë ndaj varfërisë, të cilat i cilësoi si dy objektivat madhore të mandatit të dytë. Shqipëria me infrastrukturë moderne, me rrugë të reja, me ujësjellës dhe kanalizime, me energji 24 orë janë zotimet tona. 4 vitet e mandatit të dytë, sërish do të jenë vitet e problemeve tuaja, ku ne mbetemi të vendosur të vazhdojmë me shpejtësi rritjen e pagave dhe të pensioneve tuaja. Pra, problematika juaj është dhe do të mbetet programi i qeverisë së ardhshme, vijoi kryeministri Berisha. Punësimi i qytetarëve është veçuar si një objektivat më madhore të qeverisë së djathtë, ku duke përmendur arritjet gjatë këtyre katër viteve, Berisha theksoi se janë punësuar rreth 80 mijë qytetarë shqiptarë dhe premtoi se në mandatin e dytë do të punësohen dyfishi i tyre. Luftën kundër varfërisë, kryeministri Berisha e ka cilësuar si një tjetër objektiv tjetër madhor. Në këtë drejtim, ai ka përmendur dyfishimin e pensioneve në fshat gjatë muajit maj, ku theksoi se 170 mijë pensionistë në fshat dhe mbi 10 mijë pensionistë me pensione të ndryshme në qytet, të marrin mbi 2 dollarë në ditë, pra, të dalin nga varfëria. Kreu i qeverisë ka premtuar që në 4 vitet që vijnë do ti jap varfërisë goditjen më të pamëshirshme, zero tolerancë ndaj varfërisë dhe mjerimit në Shqipëri.  Kryeministri Berisha përuroi fillimin e punimeve për rindërtimin e rrugës Spitallë-Porto Romano. Rruga me gjatësi 2.5 kilometra dhe gjerësi 16 metra, është investim i buxhetit të shtetit me vlerë 220 milion lekë. Kryeministri Berisha e konsideroi këtë segment rrugor jetik, pasi lidh Durrësin me Porto Romanon, me parkun industrial dhe energjetik. Pak ditë më parë, ne inauguruam shkollën e re të Spitallës dhe u angazhuam para jush se së shpejti do të fillojmë rindërtimin e rrugës Durrës-Porto Romano. Rruga, së bashku me trotuaret, ka gjerësi 16 metra dhe është investim me vlerë 220 milion lekë. Kjo rrugë është e një rëndësie jetike, pasi lidh Durrësin me Porto Romanon, me parkun industrial dhe parkun energjetik, të cilët nisin së shpejti nga funksionimi, nënvizoi Berisha. Gjithashtu, kreu i qeverisë gjatë fjalimit të tij përpara banorëve të Durrësit ka premtuar edhe fillimin e ndërtimit të nyjes së Shkozetit, duke veçuar faktin se në të katër anët e Durrësit po bëhen investimet më të mëdha, se në çdo kohë tjetër.

Last Updated on Wednesday, 06 May 2009 15:47

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›