Xhuveli në Burrel: Asgjë nuk mund të përmirësohet në një mandat të vetëm
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Lufter Xhuveli, gjatë një takimi paraelektoral në qytetin e Burrelit ka rreshtuar disa nga arritjet në fushën e mjedisit. Xhuveli tha se programi i PAA e përfshirë në programin qeverisës, ka mundësuar që gjatë këtij mandati të regjistrohen rezultate të kënaqshme në drejtim të mbrojtjes së mjedisit, shtimit të sipërfaqeve të gjelbëruara dhe rehabilitimin e zonave të nxehta.
Përfshirja e Partisë Agraro Ambientaliste në programin e qeverisë ka bërë të mundur që në këto 4 vite të shënohen rezultatet të kënaqshme, theksoi kreu i kësaj partie. Ndër të tjera, Xhuveli shtoi se në mandatin e ardhshëm do të vijohet me projekte të tjera në mbrojtje të mjedisit. Asgjë nuk mund të përmirësohet në një mandat të vetëm, por nëse krahasojmë se çfarë është bërë në këto 4 vite në krahasim me të shkuarën do të vome re ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në Shqipëri, nënvizoi Xhuveli.