E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Shpresat e Ramës, tek blerja e votës

Partia Demokratike konsideron se Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i ka varur shpresat e këtyre zgjedhjeve te blerja e votës së shqiptarëve. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli, tha dje gjatë një konference për shtyp, se Rama si tregtar votash i ka varur shpresat te blerja e votave të shqiptarëve me 200 lekë dhe mesa duket është  e vetmja shpresë e tij në këtë prag fushatë kapitulluese. Sipas saj, këto janë dëshmi që Rama pas dështimit të të gjithë alternativave beson se mund të gënjejë shqiptarët me këto mashtrime. Më tej Mëhilli shtoi se me këtë tregti votash ai nuk bën gjë tjetër veçse thellon humbjen e tij në zgjedhjet e qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›