Mazhoranca dhe opozita, strategji për të pajisur militantët me karta identiteti falas

PS përsërit apelin për pajisjen me karta dhe kritikon ecurinë e procesit
Tashmë që kanë ngelur rreth 50 ditë nga data e votimeve për parlamentin e ri shqiptar, opozita shqiptare ka filluar të bëjë apel për pajisjen e qytetarëve me Karta Identiteti. Nga politika e para disa ditëve, ku kreu i opozitës minoi këtë proces kaq të rëndësishëm për zgjedhje të standardeve, opozita shqiptare i rikthehet apelit për qytetarët shqiptarë. Kryesocialisti Rama e ka ndjerë rrezikun që i kanoset zgjedhjeve të lira nëse nuk sensibilizohen qytetarët për tu pajisur me karta. Tashmë politika e re e Ramës konsiston në mobilizimin e qytetarëve dhe gjetjen e mënyrave për të siguruar pajisjen e elektoratit socialist me karta.Sipas burimeve brenda selive të mazhorancës dhe opozitës, strukturat e partive dhe pushteti lokal do të bëjnë të pamundurën që të pajisin qytetarët me karta duke sponsorizuar edhe shtresa të ndryshme në nevojë që nuk kanë mundësi të blejnë këto karta. Kjo taktikë nisi në fillim nga strukturat demokrate dhe po vazhdon tani nga socialistët të cilët janë organizuar sipas strukturave që asnjë votë e konfirmuar socialiste të mos të humbasë në zgjedhjet e 28 qershorit. Kështu, strukturat e pushtetit lokal kanë marrë urdhër që të sigurojnë mundësinë e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti me buxhetet personale dhe me sponsorizime të ndryshme. Ndërkohë që PD orientoi krerët e komunave dhe bashkive që të siguronin kartat për militantët e tyre.
Partia Socialiste vazhdon tu bëjë apel qytetarëve për pajisjen me karta identiteti. Frika se mos gjithçka i kthehet në bumerang gjatë zgjedhjeve të 28 Qershorit, e ka bërë të majtën socialiste të ndryshojë kursin e para pak kohëve, gjatë të cilit vetë kreu socialist Rama u shpreh i gatshëm për bojkotimin e zgjedhjeve. Ndryshe nga sa kryesocialisti Rama propagandonte disa qëndrime brenda ditës, herë pro pjesëmarrjes në garën zgjedhore e herë kundër saj, tashmë PS ka vendosur të hyjë në zgjedhje, madje duke luajtur rolin e një force politike që kërkon zgjedhje të lira e të ndershme dhe si pjesëmarrje të plotë në votime. Pretekstet e Ramës për çmimin e kartave nuk mund të pinin më ujë, edhe pas kërkesës së ndërkombëtarëve, por edhe pas vendimit të Presidentit Topi për zgjedhje të rregullta dhe brenda afatit të caktuar. Duke parë bllokimin e shtigjeve nga të gjitha anët për sabotimin e zgjedhjeve, PS u detyrua të pranojë pjesëmarrjen e saj në garë mes dhjetëra partive të tjera për zgjedhjet parlamentare 2009. Deklaratat e përditshme për procesin e ngadaltë të aplikimit si dhe uljen e çmimit të kartave ua lanë vendin thirrjeve të votuesve për pajisjen me karta. Gjatë këtyre ditëve, një pjesë e mirë e përfaqësuesve të PS, kanë filluar të kërkojnë me ngulm pajisjen me karta me qëllim pjesëmarrje të gjerë në votime.
Tahiri, qytetarëve: Vazhdoni aplikimin
Ditën e djeshme ka qenë anëtari i Asamblesë së PS, Saimir Tahiri, i cili u ka bërë thirrje votuesve që nuk kanë pasaportë, të aplikojnë sa më parë për letërnjoftimin.
Unë dëshiroj ti drejtohem me një thirrje të gjithë votuesve shqiptarë, të cilët nuk zotërojnë një pasaportë, për të aplikuar një orë e më parë për letërnjoftimin elektronik. Është tejet e rëndësishme që çdo votues, pavarësisht nëse jeton në qytet apo në fshat, të ketë mundësinë për të votuar në 28 Qershor, ka apeluar Tahiri, i cili nga ana tjetër nuk ka lënë pa përmendur edhe mos hyrjen në fuqi të vendimit të Qeverisë për uljen e çmimit të kartave të identitetit. Edhe pse vendimi i fundit i qeverisë për ta ulur çmimin nga 1200 lekë në 200 lekë mban ende në fuqi taksën e votës, ne i ftojmë shqiptarët të aplikojnë dhe të ruajnë faturën, pasi qeveria e re me Edi Ramën kryeministër do të rimbursojë për çdo shqiptar këtë taksë të politikës së vjetër, përmes të cilës Sali Berisha kërkon të mbajë larg kutive të votimit mijëra studentë, pensionistë, të varfër e të papunë. Tahiri ka ngritur shqetësimin për kartat e identitetit duke pohuar se ritmi i aplikimit është i ngadaltë dhe në filialet e postës ka kaos për pagesën 200 lekëshe.
Ritmi i aplikimit për letërnjoftimet elektronike vazhdon të jetë i ngadaltë, larg ritmit të nevojshëm për të pajisur çdo votues shqiptar me letërnjoftim elektronik brenda 28 qershorit. Jo vetëm kaq, por edhe sot, më shumë se 5 ditë pas shpalljes së vendimit të qeverisë për ta ndryshuar taksën e votës nga 1200 lekë në 200 lekë, kaosi mbizotëron në zyrat e postës ku shiten kuponët e nevojshme për të aplikuar për letërnjoftimet elektronike deklaroi Tahiri përpara gazetarëve. Partis Socialiste e cilëson vendimin e fundit të qeverisë për karta 200 lekëshe, si vendim që mban në fuqi taksën e votës.
Islami: Procesi në rrezik, votues pajisuni me karta
Ndërkaq, vetëm pak ditë më parë, sekretari për çështjet zgjedhore në PS, Kastriot Islami për herë të parë i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve pa pasaportë që të aplikojnë për kartat e identitetit. Edhe pse vendimin e fundit të qeverisë për çmimin 200 lekë të kartës, Islami e ka cilësuar taksën e fundit të Berishës, që sipas tij do të kompensohet nga Rama, kryeministër. Qëndrimi i PS mbetet i njëjtë përsa i përket moralit dhe filozofisë së kësaj takse ndonëse ajo është vetëm 200 lekë. PS është në parim kundër kësaj takse pavarësisht vlerës së saj. Për ne çdo shtetas duhet të realizojë të drejtën e votës pa u taksuar nga qeveria. E drejta e shprehjes së votës duhet të jetë e lirë. Berisha me vendosjen e kësaj takse ka prekur rëndë të drejtën kushtetuese, nënvizoi Islami. Sipas tij, vendimi i ri i qeverisë, i cili është bazuar në arritjen e marrëveshjes së kartave PD- PS, vetëm lehtëson sakrificat e votuesve, por moralisht vazhdon të ruajë taksën e votës që nuk ekziston në asnjë vend të NATO apo BE.
Last Updated on Wednesday, 06 May 2009 14:57