Berisha: Opozitën e ftoj për kompromise, bojkoti do dëmtojë vetëm PS-në
Kreu i qeverisë jep sinjalin vetëm 24 orë para mbledhjes së Asamblesë Socialiste. Berisha deklaroi se votimi 7 me 0 në KQZ vërtetoi rregullsinë e procesit
Vetëm 24 orë para mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, kreu i qeverisë, Sali Berisha, i ka bërë thirrje PS-së që të heqë dorë nga bojkoti i parlamentit dhe mosnjohja e zgjedhjeve dhe ti rikthehet rrugës së bashkëpunimit politik. Për kryeministrin shqiptar prova më e mirë që flet për një proces të rregullt ligjor ishte vendimi i djeshëm i KQZ-së, ku u miratuan pa asnjë votë kundër vendimet e Kolegjit Zgjedhor. “Ftoj opozitën që të dalë nga sindromi i hidhërimit dhe ndëshkimit, që krijon humbja. Askush nuk mund të thotë se e pret humbjen me buzëqeshje. Të vendosim urat e bashkëpunimit, në interesin e vendit. Unë e garantoj se qëndroj plotësisht i vendosur në frymën e kompromiseve dhe bashkëpunimit për reformat më të thella dhe në interesin më të mirë të qytetarëve. Mbetem vlerësues për kontributin e saj. Katër vitet e ardhshme janë vitet që ne duhet të bëjmë që të gjitha proceset e rëndësishme realitet. Një aks rrugor kemi ndërtuar dhe sot çdo shqiptar e ndjen se çfarë ndryshimi sjell. Do e bëjmë Shqipërinë me infrastrukturën më të mirë. Do zgjidhim probleme të mëdha, do punësojmë mbi 160 mijë qytetarë. Rritja ekonomike po ecën, ndaj dhe në këtë frymë, bashkëpunimi me opozitën përbën një faktor jashtëzakonisht të rëndësishëm. Kam besim se sapo të kalojnë këto momente që sjell humbja, opozita do të bashkëpunojë në interesin më të mirë të vendit dhe të saj”, - deklaroi dje Berisha në daljen e tij për mediat.
Rezoluta
Sot pritet që Asambleja E PS-së të miratojë rezolutën në të cilën do të njihen deformimet e zgjedhjeve, por që një ditë para Berisha i bën thirrje opozitës duke e ftuar që të heqë dorë nga qëndrimet ekstremiste. “Unë, mendoj se qëndrimet ekstremiste, ndikojnë negativisht në klimën e vendit. Në mënyrë absolute efektin negativ e kanë ata që i mbajnë këto qëndrime. Fatmirësisht këto zgjedhje janë të vlerësuara nga një prezencë shumë e madhe ndërkombëtare. Mandatet janë votuar nga 7 komisionerë, për herë të parë. Ankimimet u shqyrtuan nga Kolegji Zgjedhor, i cili në pavarësi të plotë, refuzoi rinumërimet. Siç ju kemi bërë me dije sot PS-ja nuk ka gjetur qoftë dhe një rast të vetëm gabimi apo keq numërimi dhe kjo është arsyeja që u spostua nga Berati te Tirana e Shkodra. Kjo ishte arsyeja që nuk pranuan filmimet si provë. Kanë marrë të gjithë videot e numërimit në Berat. Është numëruar në mënyrë të përsosur, pa asnjë hile. Kur e panë që nuk kishte gjë, pastaj kërkuan në Shkodër dhe Tiranë. Nuk mund të bëhet thirrje para kamerave me një material që filmohet e shumë dëshmitarë”, - deklaroi dje Berisha. Madje kryeministri ka vijuar në këtë linjë duke u shprehur se transparenca e siguruar nga infrastruktura zgjehdore përbën një standard të ri shqiptar. “Mund të them se procesi shënoi një hap të shkëlqyer në transparencën e numërimit. Do të ishte një veprim një veprim jo produktiv mosnjohja e zgjedhjeve”, nënvizoi kryeministri.
Ndërhyrjet
Në konferencën për shtyp kreu i qeverisë ka gjetur rastin tu përgjigjet të gjitha pretendimeve në shtyp të cilat e akuzojnë atë për ndërhyrje në proceset e brendshme të Partisë Socialiste. “Unë skam punë me kryetarin e PS-së. E ka shumë të qartë Rama se kur përpiqej të merrte PS-në unë kam pasur 0 ndërhyrje. Nuk do ndërhyj kurrë në asnjë problem të brendshëm të asnjë force politike. Është në konceptin tim ajo është amorale, unë nuk rri të zgjedh kundërshtarin. Fakti që grupe të caktuara rreth Ramës apo kundra tij, kanë dëshirë të më fusin mua në mes është primitivizëm politik. Unë kam pasur kundërshtar të flaktë Nanon dhe kam bërë kompromise historike, të njëjtën gjë bëra dhe me Ramën për ndryshimet kushtetuese. Është e gabuar që me liderin e partisë kundërshtare të lidhi problemet e brendshme. Le të shpalosë të gjithë arkivën e marrëdhënieve me mua, ai e ka të qartë se unë nuk ndërhyj. Ky është standardi im”, deklaroi dje Berisha.
H. Hasani
Diferenca mes bojkoteve
“Zoti Rama nuk mund të gjejë alibi te bojkoti ynë i vitit 2001. Në vitin 2001 ka pasur një manipulim të dokumentuar të zgjedhjeve. Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë me anë të së cilës deklaroi se Parlamenti Shqiptar nuk shprehte vullnetin e popullit shqiptar. Ne arritëm me durim me filmime, me fakte të pakundërshtueshme që të ndryshonte raporti i ODIHRI-t. Sapo u njoh e drejta jonë, ne u futëm në parlament. Nuk kemi marrë asnjëherë bojkot si akt zemërimi. Nuk ishte bojkot, ishte periudhë në të cilën ne kërkuam të ndërgjegjësonim tërësisht mbi atë që ndodhi dhe hymë në parlament. Nëse zoti Rama do të përsërisë Sali Berishën, unë nuk i këshilloj shtigjet e vështira të Sali Berisdhës, sepse mbetet rrugës”.
Qeveria (jo) shtatanike
“Koalicioni i qeverisjes së 4 viteve të ardhshme kanë programin e integrimit në BE. Reforma serioze për të shtyrë procesin e integrimit. E gjithë veprimtaria e qeverisë në katër vitet që vijnë do të përqendrohet në këtë proces. Gjithashtu është punësimi një tjetër shtyllë e madhe e programit. Ky do të jetë një nga koalicionet më efiçente që kanë njohur shqiptarët. Zoti Rama bën fjalë për shtatanikë, unë do ta quaja pak të vonuar, se ku e ka gjetur këtë koncept nuk e marr vesh”.
28 Korrik 2009