PS dhe LSI refuzojnë pjesëmarrjen në Autoritetin e Kontrollit
Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë të njëjtin qëndrim për të mos u bërë pjesë e Autoritetit për Kontrollin e figurave, i cili do të vërë në zbatim ligjin e dosjeve që hyri në fuqi vetëm 3 ditë më parë. Pas deklarimeve për çuarjen e tij në Gjykatën Kushtetuese, Partia Socialiste theksoi edhe se nuk do të bëhet pjesë e këtij Autoriteti. “Partia Socialiste nuk e njeh këtë ligj, e quan antikushtetues dhe ne nuk mund të bëhemi palë me një ligj të tillë”, - u shpreh deputeti Marko Bello. Ai akuzoi Qeverinë edhe për trajtime preferenciale mbi baza krahinore, duke theksuar se gjatë katër viteve të fundit, jugu i Shqipërisë është diskriminuar, ndërsa veriu është vjedhur. Lidhur me dosjet po dje u shpreh dhe zëvendëskryetari i LSI-së, Pëllumb Xhufi, i cili tha se partia e tij do të luftojë që ky ligj të mund të kthehet, duke ndjekur rrugët ligjore të mëtejshme. Xhufi theksoi se LSI ka votuar me forcë kundër këtij ligji, ashtu siç kanë votuar edhe disa nga ligjet e tjera që kanë kaluar dhe që mendohet që kanë qenë në përplasje të drejtpërdrejtë me demokracinë dhe me parimin e ndërtimit të institucioneve të shëndosha. “Është një problem, të cilin ne e shohim në një këndvështrim tjetër, në një krah tjetër. Ky është një krah, për të cilin nuk mendojmë që të përgjigjemi, pikërisht sepse e konsiderojmë që është një ligj, i cili nuk është në interes të vendit. Si i tillë, nuk mund të marrim pjesë në menaxhimin e këtij ligji”, - u shpreh ai.
Ky lajm është publikuar: 17/01/2009