“Ne i fituam sfidat e 4 viteve”
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Nëse ka ndonjë që ende dyshon për një realitet të tillë, përgjigjen e gjen te firmosja e kontratës me BE-në, në pranimin e përfitimit të Sfidës së Mijëvjeçarit, tek Banka Botërore që vendosi Shqipërinë në 10 vendet më reformatore apo në vendin dinjitoz që Shqipëria zë për liritë ekonomike sipas “Ëall Street journal”
Turi i Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, Gratë për gratë ka ndaluar dje në qytetin e Fierit. Në bashkëbisedim me gratë e suksesshme fierake, kryeparlamentarja ka vlerësuar arritjet e tyre dhe aftësinë që ka çdo femër për të ecur përpara në mënyrë të barabartë me burrat. Por kreu i Kuvendit shqiptar ka përmendur më tej një sërë arritjesh të këtyre viteve të fundit si nënshkrimin e MSA-së nga të gjitha vendet e BE-së, vlerësimet e Bankës Botërore që e vendosi Shqipërinë në 10 vendet më reformatore; në vendin dinjitoz që Shqipëria zë për liritë ekonomike sipas “Ëall Street journal” janë përgjigjja më e mirë për reformat e katër viteve. Pikërisht këto arritje, sipas Topallit, janë dhe përgjigjja më e mirë për ata që nuk besojnë në reformat e ndërmarra nga qeverisja e djathtë. Më tej ajo u ka bërë thirrje femrave fierake të bëhen pjesë e politikës, e vendimmarrjes.
Takimi
Gratë e qytetit të Fierit, modele të suksesit në karrierën intelektuale, mjeke, mësuese, emra të njohur në art e kulturë, nëna dhe familjare, mirëpritën dje Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, në vijim të turit Gratë për gratë . “Ne ia dalim“ – me këtë mesazh me qindra gra në një atmosferë festive, me elementë spektakli, kishin mbushur mjediset e teatrit “Bylis” të Fierit. Në hapje të aktivitetit, Kryetares së Kuvendit iu urua mirëseardhja nga gratë fierake, të cilat kanë qenë të përzgjedhurat e turit kombëtar për dy herë në periudhë të shkurtër kohore. Duke vlerësuar mikpritjen fierake, Topalli tha se gratë kanë kontribut të jashtëzakonshëm në ndryshimin e mentalitetit të shoqërisë dhe në fitimin e sfidave të vështira gjatë këtyre viteve. “Ajo me të cilën u përballëm në këto vite ishte një sfidë e fortë, sfidë për të flakur statukuonë, sfidë kundër kleptokracisë, sfidë për t i shërbyer së mirës së përbashkët, sfidë për të bërë vendin shumë më mirë nga ç e gjetëm. Ne fituam në sfidat”, - tha ajo, ndërsa shtoi se këto arritje shikohen në sytë e çdo shqiptari pavarësisht se ka zëra kundër. “Është për këtë, që reformat e vërteta janë të vështira, por ne kishim vendosur të mbronim interesat e shumicës. Ne bashkuam principet me pragmatizmin e këmbënguljen, idealet universale me interesat tona kombëtare. Dhe siç tha kancelarja Angela Merkel “Ju u shpërblyet për reformat e admirueshme”, - theksoi kryeparlamentarja. Topalli shtoi se nëse ka ndonjë që ende dyshon për një realitet të tillë, përgjigjen e gjen te firmosja e kontratës me BE-në, në pranimin e përfitimit të Sfidës së Mijëvjeçarit, tek Banka Botërore që vendosi Shqipërinë në 10 vendet më reformatore apo në vendin dinjitoz që Shqipëria zë për liritë ekonomike, sipas “Ëall Street journal”. Ajo shprehu bindjen se shqiptarët mund të arrijnë të ndërtojnë një Shqipëri ndryshe dhe kjo vetëm duke punuar me dashuri, pasion dhe guxim. “Ne, që kemi parë Shqipërinë në kohë historie të vështira, në diktatura të egra, në orë të errëta, në sisteme kleptokracie, ne që kemi parë shumë, sot jetojmë në një Shqipëri ku ka mbërritur ndryshimi. Ne shqiptarët mundemi ta bëjmë këtë. Ne përmirësuam imazhin tonë, ne ratifikuam në shumë vende edhe Protokollin e NATO-s”, - theksoi Topilli, ndërsa shtoi se ka ende punë për të bërë. Më tej jo theksoi mbështetjen për çdo grua që guxon të luftojë për një pozicion më të mirë. “Nuk do të ketë kurrë demokraci të vërtetë, derisa zëri i grave të dëgjohet. Nuk do të ketë kurrë demokraci të vërtetë, derisa grave t u jepet shansi për të marrë përgjegjësitë në jetën e tyre. Unë jam krenare për familjen time, ashtu siç besoj ju jeni krenare për familjet tuaj. Familja është rrënja nga ku burojnë impulset për të ecur përpara. Por unë jam po ashtu krenare për vendin tonë, ashtu si secila prej zonjave. Sigurisht, ne mendojmë shumë për të ardhmen, por ajo varet shumë nga gjithçka që ne bëjmë sot”, - tha Topalli.
Ky lajm është publikuar: 17/01/2009