Negociatat për anëtarësimin në BE, Brukseli: Ja kushtet ndaj Serbisë

Vetëm arrestimi i kriminelëve të luftës, Ratko Mlladiç dhe Goran Haxhiç mund ta sigurojnë fillimin e negociatave të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në qershorin e këtij viti. Ky ishte mesazhi që mori i shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç të martën në Bruksel në takimin e lidervë të shteteve anëtare të BE-së përkundër angazhimit të Spanjës si kryesuese e rradhës për të mos humbur kohë deri në raportin e ri të kryerprokurorit të Gjykatës së Hagës, Serzh Bramers.
Mediat serbe bëjnë të ditur për dështimin e diplomacisë spanjolle ndërsa
theksojnë se vetëm pas arrestimit të Mlladiçit dhe Haxhiçit, fillimi i
negociatave për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian mund të
futet në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të BE-së.
Ndërkohë Holanda
dhe Belgjika vazhdojnë të mos e pranojnë shqyrtimin e kandidaturës
serbe para raportit të bashkepunimit me Gjykatën e Hagës, gjë të
cilën e mbështet edhe Gjermania e cila kundërshton kalimin pa rradhë. Kështu
shpresat e Beogradit që para qershorit të fillojnë punën me pyetësorin e
Komisionit Evropian tashmë janë zbehur fare, ndërsa premntimet e
Presidentit serb Tadiç dhe shefit të diplomacisë Jeremiçit për të fituar
statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, deri në fund të këtij
viti, kaluan në fondin e arkivit të premtimeve të parealizuara.
Ndryshe,
me arrestimin e kriminelëve të shumkërkuar të luftës Holdana ka
paralajmruar se do të fillon shqyrtimin e zhbllokimit të Marrëveshjes
së Stabilizim Asocimit me Serbinë dhe lëvizjen e këtij shteti drejtë
Bashkimit Evropian pa kriminel lufte nëpër këmbë .
Agim
Popoci