Specialistët: Të ndërhyet në urën mbi lumin Drin
TROPOJE- Ura mbi lumin Drin që u dëmtua gjatë prurjeve të mëdha në fillim të janarit duhet të ngrihet mbi 3 metra në lartësi dhe gjatësia e saj të rritet. Ky është propozimi që bën inxhinieri njëherësh dhe drejtor i rrugëve nacionale në Tropojë Lulzim Rrahmani. I kontaktuar nga Neës 24, inxhiner Rrahmani thotë se, duke parë atë cka ndodhi pas prurjeve të mëdha në liqenin e Fierzës nga reshjet intensive janë të nevojshme ndryshimet në përmasat e urës e cila është pjesë e aksit Fierzë-Qafë Mali që lidh Tropojën me pjesën tjetër të vendit. Sipas tij për të arritur këtë duhet që këmbët e urës të zgjaten mbi 3 metra për të krijuar lartësinë e mjaftueshme të saj si dhe të rritet gjatësia e saj. Inxhiner Rrahmani thotë se trashësia e këmbëve të urës u kthye në pengesë për shkarkimin e ujit, shkarkime që në fillimit të janarit arritën kulmin mbi 1500 metër kub për sekondë. Sipas tij kjo përbën rrezik përmbytje dhe për sallën e komandës. Madje sipas inxhinierit është e nevojshme që skarpata përballë tuneleve shkakruese duhet të betonizohet për të shmangur gërryerjen si dhe të merren masa për rritjen e pyllëzimit të zonës përreth.(m.a/News24/BalkanWeb)