Berisha: “PS në Kuvend, të ndryshojmë Kodin”
Autori i Lajmit: red.
Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje opozitës të ndërpresë bojkotin dhe të paraqitet në Kuvend. Berisha ka shfrytëzuar mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për t i bërë thirrje PS-së të marrë pjesë në Kuvend duke lënë mënjanë mëritë. Madje, veç apelit për të marrë pjesë në Kuvend, Berisha nuk hezitoi t i bëjë edhe disa premtime opozitës si ndryshimin e Kodit Zgjedhor apo edhe se do të dëgjonte me çdo kusht zërin e socialistëve në Parlament. Ai shtoi gjithashtu se do ta dëgjojë me çdo kusht zërin e opozitës, në rast të kundërt, meritat për reformat siç do të jetë procesi i shumëpritur i liberalizimit të vizave, do t i njihen vetëm së djathtës.
Ftesa
“Unë edhe një herë këtu para jush gjej rastin të ftoj opozitën të shfrytëzojë Parlamentin për të dhënë kontributin e vet në të gjitha këto reforma, pavarësisht se ato kërkojnë apo nuk kërkojnë 3/5 apo 2/3, por ato kërkojnë që të gjitha dhe e kanë të mirëpritur oponencën në Parlament dhe e garantoj se zëri i saj do të dëgjohet me seriozitetin më të madh, e garantoj se në Reformën Zgjedhore, me ato rekomandime që bëhen në raportin e OSBE/ODIHR-it, opozita do të ketë zë kryesor dhe këtë opozita nuk e vë në dyshim se e ka pasur në reformën e deritanishme, ata kanë qenë përcaktues dhe unë sërish do të pranoj që ata të jenë përcaktues dhe nuk mund të them se kjo nuk funksionoi. Kjo funksionoi dhe do të funksionojë, se ata nuk sollën asgjë që bie ndesh në tërësi me standardet përveç përbërjes së komisioneve që pati një problem aty, por në tërësi në Kodin Zgjedhor janë vendosur norma të pranueshme për standardet ndërkombëtare që kanë nevojë edhe për një përmirësim të mëtejshëm. Prandaj e ftoj të vijë, t i përmirësojë”, - tha dje Berisha gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar Demokrat. Ai shtoi se fton gjithashtu opozitën që me praninë e saj të tregojë se mbështet liberalizimin e vizave. Ai premtoi plotësimin e të gjitha kushteve e kritereve. “Është në interesin më të mirë të opozitës që të dëshmojë me praninë e saj se nuk është kundër këtij procesi se është në mbështetje të këtij procesi. Është gabim t i lësh të gjithë meritën njërës palë, të urdhërojë, sepse kanë shansin për të kontribuar në këtë proces”, - tha ai. Kreu i Qeverisë pohoi se axhenda është intensive, janë me dhjetëra e dhjetëra ligje, jashtëzakonisht të rëndësishme, që trajtojnë probleme të shumta. Berisha shtoi se është menduar që këtë vit në këtë legjislaturë, komisioneve t u jepet kohë më e madhe, në mënyrë që ligjet të mund të shqyrtohen, përpunohen, përmirësohen edhe më shumë në Parlament. “Ky Parlament ka 18 vjet që prodhon, bën ligje, voton ligje demokratike, por është e domosdoshme që të shënohet një cilësi e re në këto ligje, i keni të gjitha kapacitetet keni të gjithë ekspertizën, fatmirësisht që keni të gjithë ekspertizën, ndaj edhe kohën e mjaftueshme duhet ta keni si komisione. Më vjen mirë shumë për mënyrën serioze se si po i diskutoni në komisionet tuaja, e kam ndjekur dhe është shumë pozitive”, - tha Berisha. Kuvendi i ri i Shqipërisë, i dalë nga zgjedhjet e 28 Qershorit, u konstitua më 7 shtator, pa praninë e deputetëve të Partisë Socialiste. Këta të fundit kanë vendosur të bojkotojnë Parlamentin deri në plotësimin e kërkesës të tyrë të vetme, hetimin e plotë dhe transparent të procesit zgjedhor. Për këtë qëllim të shtunën PS ka planifikuar edhe një manifestim.
Ky lajm është publikuar: 06/10/2009