Presidenti çek: “Miratimi i Traktatit, pas diskutimit në Gjykatë”
Autori i Lajmit: Suela Topi
Vizita
Pavarësisht ratifikimeve, Traktati i Lisbonës nuk është e thënë se do të mundësojë hapjen e dyerve të Bashkimit Evropian për shtete të reja. Presidenti çek, Klaus, firma e të cilit shihet si hap tjetër kyç për ratifikimin e traktatit pas votës irlandeze në favor, rikonfirmon në Tiranë qëndrimin e tij kundër dokumentit. Sipas Klausit, është e pamundur të ratifikohet ky traktat, sepse do të diskutohet dhe debatohet në Gjykatën Kushtetuese të Republikës Çeke, ashtu dhe në institucionet përgjegjëse të saj. Traktati i Lisbonës, si korniza e re ligjore e bllokut, pason përpjekjet e dështuara evropiane për të miratuar një Kushtetutë në vitin 2005. Pak ditë më parë, irlandezët votuan për herë të dytë këtë traktat. Pas miratimit popullor aty, vendet ku ai ende nuk është ratifikuar janë Polonia dhe Republika Çeke. Deklaratat kreu i shtetit çek i bëri gjatë vizitës së tij në Tiranë ku premtoi liberalizim të vizave dhe krijim të një linje ajrore direkte Pragë-Tiranë.
Takimi
Presidenti çek ka zbehur entuziazmin e Tiranës zyrtare mbi Traktatin e Lisbonës, e cila priste ti hapte rrugë shqyrtimit të kërkesës së Shqipërisë për në BE, ndërsa demonstron interesin e Çekisë për bashkëpunimin mes dy vendeve në shumë fusha. I pranishëm dje në Tiranë me ftesë të presidentit Topi, kreu i Republikës Çeke nisi vizitën e tij dyditore në Shqipëri, i pritur nga homologu i tij shqiptar në Pallatin e Brigadave. Gjatë takimit, dy krerët e shtetit kanë vlerësuar marrëdhëniet dypalëshe si dhe theksuan gatishmërinë për intensifikimin e tyre në fushën e ekonomisë, politikës apo turizmit. Në konferencën e përbashkët për shtyp dy presidentët vlerësuan si mjaft pozitiv takimin, gjatë së cilës presidenti Klaus demonstroi interesin e republikës që ai drejton për zhvillimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat. “Jam këtu për të demonstruar interesin e Republikës Çeke për zhvillimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat, në ekonomi, politike, kulture dhe turizëm. Qysh nga prilli ne jemi partnerë në NATO dhe shpresojmë të bëjmë më të mirën dhe të mbështesim të ardhmen evropiane të Shqipërisë”, - deklaroi Klaus. Ai sqaroi më tej se në bisedën me Topin ka folur dhe për çështjen e regjimit të vizave, i cili duhet të përmirësohet dhe të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve shqiptarë. “Diskutuam edhe për një çështje tjetër, që është e rëndësishme për një linjë direkte avionësh mes Tiranës dhe Pragës”, - tha ai, ndërsa shtoi se uronte që televizioni çek të tregonte se në fillim të tetorit në Tiranë temperatura ishte 25 gradë, çka tregonte një mundësi të mirë që turistët çekë të vizitojnë vendin tonë.
Traktati i Lisbonës
I pyetur nga gazetarët mbi firmosjen e Traktatit të Lisbonës, që do të lejojë zgjerimin e familjes evropiane me vende të tjera, Klaus është përgjigjur prerë. “Nuk kam ardhur këtu për të diskutuar ratifikimin e Traktatit të Lisbonës, brenda Republikës Çeke. Është e pamundur të ratifikohet ky traktat, edhe sikur të doja unë ta firmosja. Traktati po diskutohet nga Gjykata Kushtetuese. Kemi të bëjmë me një keqkuptim tragjik. Nënshkrimi i Traktatit të Lisbonës nuk është e thënë që do të zgjerojë Bashkimin Evropian”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 06/10/2009