PS: “Liberalizimi i vizave, qeveria nuk ka realizuar detyrimet e udhërrëfyesit”
Autori i Lajmit: red.
Deputeti i Partisë Socialiste Ditmir Bushati i ka kërkuar Qeverisë ti lërë shpifjet ndaj opozitës dhe të përqendrohet në detyrimet e veta. “Partia Socialiste shpreh vlerësimin e saj për qëndrimin inkurajues të Parlamentit Evropian për procesin e liberalizimit të vizave të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Diskutimet e këtyre ditëve ndërmjet institucioneve të BE-së, përkatësisht Komisionit Evropian, Këshillit dhe Parlamentit Evropian po evidentojnë edhe një herë tjetër para opinionit publik faktin se qeveria ka dështuar në përmbushjen e standardeve që kanë të bëjnë me heqjen e regjimit të vizave, duke dëshmuar, për fat të keq, se Shqipëria do të jetë vendi i fundit në rajon që do të mund të përfitojë nga heqja e regjimit të vizave”, - tha Bushati. Sipas tij, qeveria nuk mund të fshehë dështimet e saj para shqiptarëve, duke u përqendruar në retorikë, duke akuzuar opozitën padrejtësisht, pasi beteja e PS-së për votën dhe protestat popullore në mbrojtje të saj janë një vlerë e shtuar për të përshpejtuar procesin e integrimit evropian të vendit.
“Nga vlerësimi që i kemi bërë përmbushjes së reformave në bllokun e dytë të Udhërrëfyesit të Liberalizimit të Vizave, që përfshin çështjet e migracionit të paligjshëm dhe të ripranimit, rezulton se asnjë nga masat e parashikuara për tu zbatuar gjatë muajit shtator, sipas Planit të Veprimit të miratuar nga vetë Qeveria në korrik të këtij viti, nuk është realizuar”, - tha më tej Bushati. Për të dalë nga kjo situatë e papranueshme që rëndon në radhë të parë mbi qytetarët shqiptarë, PS i kërkon qeverisë që të miratojë sa më shpejt Strategjinë e përditësuar dhe Planin e Veprimit për Menaxhimin e Integruar të Kufijve; të sigurojë bashkëpunimin e agjencive që operojnë në kufi, të tilla si shërbimi doganor, policor dhe kontrolli sanitar e fitosanitar, të sigurojë zbatimin e programit antikorrupsion për Policinë e Kufirit dhe Migracionit, të krijojë Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare dhe të intensifikojë instalimin e sistemit TIMS në të gjitha pikat e kalimit kufitar.
Ky lajm është publikuar: 06/10/2009