E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rizgjedhja, Rama shtron një drekë për deputetët

Autori i Lajmit: Suela Topi
Takimi miqësor

Nmjë drekë të shtuar në periferi të Tiranës, në fshatin Ibë duket se ka qenë mënyra që kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zgjedhur për të falënderuar deputetët që e mbështetën në garën brenda selisë rozë. Dreka e parashikuar që javën e kaluar është zhvilluar vetëm dje për shak të mungesës së disa dpeutetëve sociaslitëe të ciëlt do të udhëtonin drejt Greqisë. Një bisedë miqësore me praninë e mbështetësve ku dhe çëshjet politike nuk kanë qenë në qendër të vëmednjes, kjo ka qenë panorama e këtij takimi. Ndërkohë në tryezën e kryesuar nga ram është vënë re mungesa e zërave kundër. Burime brenda “Lëvizjes për mendimin ndryshe” pohojnë se dhe ata kanë qenë të ftuar për të marrë pjesë në ëktë takim miqësor pr duket se njëzëri kanë vendosur bojkotin e drekës. Një nga çëshjet e pakta politike të diskutuar në këtë takim ka qenë ajo e protestës por edhe për këtë çëshje rama ka kujtuar vetëm se çdo deputet duhet të ndjekë detyrat e tij.
Dreka
Pjesa më e madhe e ligjvënësve sociaslitë kanë qenë pro rizgjedhjes së Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste ndërkohë që nuk kanë munguar dhe disa zëra si Ben Blushi, Arben, Malaj, Andis Harasani, Marko Bello apo Kastriot Islami të ciëlt kanë qenë kundër. Kjo diferencë dhe ndarje e socialistëve është vënë re më së miri në drekën e shtuar dje në Ibë, një fshat në periferi të Tiranës. Ndërkohë që përkrah ramës nuk kanë munguar mbështeteësit e tij të përhershmë si Ilri Beqja, Sajmir Tahiri apo edhe deputetët e rinj si Vasilika Hysi, Eglantina Gjermeni etj. Në pak minuta Rama ka përmendur protestën e cila pritet të zhvillohet më 10 tetor duke u kujtuar deputetëve përgatitjet dhe punën që duhet të bëjë secili. “Veshët e shurdhër të Sali Berishës ndaj kërkesave tona tërësisht legjitime për të bërë transparencën e plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit; vullneti i mbrapshtë për të mos lejuar hapjen e kutive ku mbahet mbyllur në mënyrë të paligjshme e vërteta e 28 qershorit; përshkallëzimi i hakmarrjes politike të pushtetit të grabitur në 28 qershor ndaj njerëzve që flaken nga puna pse janë përfshirë në aktivitetin elektoral të opozitës”, - deklaroi Rama pak ditë më aparë. Sipas tij gjendja e rëndë e vendit dhe e shoqërisë në kushtet e thellimit të krizës së demokracisë, të shtetit të së drejtës dhe ekonomisë, e vendosin tërë opozitën shqiptare, grupet politike e shoqërore dhe çdo individ që refuzon të jetojë kokulur në një vend ku s’ka asnjë barazi para ligjit e ku çdo liri dhe e drejtë është e kërcënuar papushim, përpara detyrimit patriotik që të bashkohet në një front proteste kundër këtij pushteti të ngritur mbi manipulimin, korrupsionin elektoral e mashtrimin publik. Në emër të Partisë Socialiste, Rama ftoi të gjithë, të shtunën e ardhshme 10 tetor, në manifestimin e parë të protestës për hapjen e kutive të votimit ku fshihet e vërteta e 28 qershorit, ku mbahen peng liritë e të drejtat e shumicës, ku është burgosur ligji dhe ku e kanë burimin padrejtësitë që po shtohen në kurrizin e njerëzve. “Sali Berisha gënjen veten nëse mendon se do ta shtyj gjatë, duke bërë shurdhin dhe duke ftuar opozitën të hyj në Parlament, pa plotësuar kërkesën e saj elementare për hetimin e procesit zgjedhor që nuk duhet të përsëritet më kurrë në të ardhmen”, - ka pohuar ai.
Ky lajm është publikuar: 06/10/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›