E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Qeveria e ka për detyrë të zgjidhë kërkesat tuaja”

Autori i Lajmit: red.
Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim,Ilir Meta, së bashku me drejtues të kësaj partie dhe me anëtarët e Komitetit Drejtues Kombëtar, vizitoi minatorët e ngujuar prej 13 ditësh në grevë urie. Në bisedën e zhvilluar, minatorët i bënë një pasqyrim të gjithë situatës së krijuar që nga dita e ngujimit të tyre. Duke shprehur keqardhjen e tij për një takim në këto kushte dhe rrethana të vështira për minatorët, Meta u shpreh se nuk mund ta pranosh faktin që nuk ka dialog, sidomos në këto kushte u është përshkallëzuar greva. “Qeveria e ka për detyrim dialogun, ashtu siç ka për detyrim të zgjidhi të gjitha kërkesat që janë të arsyeshme dhe të argumentuara”, - tha ai. Gjithashtu, Meta u premtoi përfaqësuesve të minatorëve të cilët janë ngujuar prej 12 ditësh në grevë urie, se do ta ngrejë me forcë në Parlament këtë çështje, që të hënën e ardhshme dhe do të bëjë ç është e mundur për të sensibilizuar opinionin publik dhe Parlamentin “Vetë mënyra e sjelljes deri tani e kreut të qeverisë tregon qartë se ai nuk ka dëshirë që t i zgjidhi këto probleme”, - u shpreh Meta. Kreu i LSI-së i bëri thirrje qeverisë dhe kryeministrit Berisha të saj që të mos bëjnë sikur nuk e shohin këtë grevë dhe këtë tragjedi që mund të ketë pasoja tepër serioze për jetën e minatorëve.

Ky lajm është publikuar: 30/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›