E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi debaton sot propozimet e PD-së

Autori i Lajmit: red.
Kuvendi pritet që shoqërohet sot me debate të ashpra përsa i përket draftit të propozuar nga Partia Demokratike për rregulloren. Pas përplasjeve institucionale që u regjistruan së fundi mes Kryetares së Kuvendit dhe Presidentit të Republikës, ligjvënësit kanë vendosur të rishikojnë rregulloren e Kuvendit në këtë pikë dhe menjëherë erdhi propozimi i parë nga Partia Socialiste e cila u pasua me një tjetër propozim nga ana e demokratëve, propozim i cili u kalua në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit pa pranine e opozitës. Në bazën e propozimit të demokratëve thuhet se organi legjislativ ka të drejtën që përpara se të japë pëlqimin e tij për kandidaturat e propozuara t i marrë ato në analizë, duke kërkuar informacion nga organet e tjera të specializuara. Gjithashtu nëpërmjet këtij vendimi, Komisioni i Ligjeve ka të drejtën që përpara se të hartojë raportin për seancën plenare për çdo propozim, të zhvillojë seanca dëgjimore me vetë kandidatët, një praktikë kjo që kryhet edhe nga Presidenti gjatë procesit të përzgjedhjes së kandidaturave.
Ky lajm është publikuar: 30/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›