E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha PS sdo hetim Rama bllokoi votimin Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha akuzoi dje kundershtarin e tij Edi Rama se nuk e voton ligjin per Gjykaten Administrative pasi nuk do qe ti vihen shkopinj ne rrota ndaj qendrimeve te tij kundra biznesit. Pas largimit te opozites dhe bllokimit te votimit te ligjit ne Kuvend Berisha akuzoi Ramen si pergjegjesin e vetem te ketij bllokimi. Ky ligj refuzohet pas zgjedhjeve nga Partia Socialiste. E verteta eshte nje dhe vetem nje. Mbi 80 te biznesit shqiptar eshte ne varesi teresisht nga pushteti vendor dhe zoti Edvin Rama nuk do qe administrata e tij te kete kufizime ligjore ne arbitraritetin e qendrimeve te tij ndaj biznesit. Ai nuk do qe dora e tij e rende mbi biznesin te pengohet nga ligji akuzoi kryeministri. Sipas tij ky ligj eshte i domosdoshem per mbi 130 mije biznese po Rama nuk e voton qellimisht. Berisha tha se maxhoranca ne menyre te perseritur i ka propozuar opozites se cdo kundershti apo verejtje qe te kete per kete ligj le ta shnderroje ne amendament dhe do ta votojne por PS as nuk ka denjuar te shohe ligjin dhe as verejtjet e nderkombetareve. Eshte trillim fund e krye ajo qe thoni ju se ne duam te ushtrojme ndikime politike mbi gjykatat. Pasi ne ishim ata qe se bashku ndryshuam ligjin qe ju kishit votuar ne kete Parlament i cili lejonte te futej edhe 20 nga politika ne gjykate dhe e beme zero. Ne jemi te hapur per negociata mbetemi te hapur per negociata. Kjo qeveri nga dita e pare e themelimit te saj e deri me sot eshte e vendosur te qendroje teresisht e hapur ndaj opozites beri thirrje kryeministri. Ai theksoi se maxhoranca eshte e gatshme qe sot te ngreje komisionin hetimor per zgjedhjet dhe madje te nise menjehere hetimin me materialet zgjedhore. Le ta bejme kete qe neser por ligji percakton qe ato shkojne ne arkiv ndersa te tjera digjen. Ne rast se doni dhe insistoni ne rinumerimin jane 10 ceshtje te cilat duhen se paku disa muaj dhe ne nuk lodhemi dhe nuk terhiqemi por i marrim ato nje nga nje. Por ju nuk doni hetim sepse ne i kemi ofruar opozites ngritjen e Komisionit Hetimor. Le te nise qe neser hetimi per materialet zgjedhore ne arkiv te tjerat le te digjen. Disa ceshtje duan disa muaj kohe premtoi kryeministri. Duke i sugjeruar nderkohe opozites qe ti drejtohet Gjykates Kushtetuese me kerkesen per tu drejtuar ne se ajo e shikon te arsyeshme Komisionit te Venecias ose direkt Gjykates se Strasburgut ku i ka dyert e hapura. Por ne asnje rast sipas kryeministrit nuk mund te pretendohet ti jepet ultimatum Gjykates Kushtetuese qe brenda 10 ditesh po nuk ktheu pergjigje ti marrin iniciativen. Une shpreh edhe njehere keqardhjen time me te madhe per largimin nga seanca. Ishte nje rast per tu ngritur mbi inate mbi interesa meskine personale dhe per ti dhene biznesit shqiptar ligjin e shumepritur ishte nje rast per tiu pergjigjur edhe thirrjes se nje agjencie e cila 18 vite me radhe ka zbatuar ne kete vend me qindra projekte prej qindra milion dollare dhurate bujare e taksapaguesve te SHBA-ve tha Berisha.

Ftesa ndaj opozites
Ne jemi te hapur per negociata ju kemi ofruar qe te beni amendimet per reformen zgjedhore. Keni listuar 10 ceshtje per komisionin hetimor. Ejani ti bejme Doni te hapni kutite drejtojuni Gjykates Kushtetuese. Ajo ti kerkoje opinion Komisionit te Venecias por ne si japim dot ultimatum gjyqesorit. Pse nuk votohet ky ligj E verteta eshte se mbi 80 e biznesit eshte ne varesi te pushtetit vendor dhe Rama nuk do qe administrimi i tij te kete kufizime ligjore. Ne i kemi propozuar opozites te beje te gjitha amendimet shtese dhe ato do te pranohen. Kete gje ia kam thene disa here Edi Rames deklaroi dje Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›