Berisha-PS-së: Të heqim imunitetin brenda shtatorit

Në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha u shpreh se marrja e këtij vendimi do t’u çonte një mesazh të mirë ndërkombëtarëve për reformat e kryera nga Shqipëria.
“Në rast se nuk heqim imunitetin, unë mendoj se kombet e tjera kanë arsye të tremben nga ne, sepse në të gjithë problematikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian, pa diskutim lufta kundër korrupsionit është një nga problemet madhore. Heqja e imunitetit, vendosmëria për heqjen e tij nuk kanë të bëjnë me përpjekjen tonë për të krijuar kapital politik. Heqja e imunitetit u intereson të gjithë shqiptarëve dhe në asnjë rrethanë ne nuk kemi kushtëzuar heqjen e imunitetit me rrugën e heqjes së tij", u shpreh Berisha. /Start/
2012-09-10 14:24