E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: PS, voto heqjen e imunitetit te deputeteve

Rozeta Rapushi
Mazhoranca rikthen ne Kuvend projektligjin, per kufizimin e imunitetit te deputeteve. Me pjesemarrjen aktive se fundmi te deputeteve socialiste, si ne seance plenare ashtu edhe ne komisionet parlamentare, kryeministri Sali Berisha kerkoi dje ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, qe projektligji te shqyrtohet dhe votohet. Per kete projektligj, ka dhene verejtjet e tij dhe Komisioni i Venecias, ndaj Berisha ftoi opoziten te beje rekomandimet e duhura, propozimet dhe te votohet ne seancen plenare, ne menyre qe asnje zyrtar te mos mbrohet pas imunitetit, kur behet fjale per korrupsionin. "Ne Shqiperi nuk duhet te kete imunitet ne raport me korrupsionin. Uroj dhe deshiroj, qe Partia Socialiste te kete kuptuar gabimin qe beri me refuzimin e ligjit, pese vite me pare. Ligji eshte nje ligj i shkelqyer, ky ligj shkoi ne Komisionin e Venecias, u shqyrtua dhe ka ekspertizen e shkelqyer te ketij Komisioni, i cili ne parim pranon heqjen e imuniteteve per vepren e korrupsionit", tha kryeministri, duke shtuar se shpreson qe Partia Socialiste te jete e gatshme te bashkepunoje. Berisha theksoi se mazhoranca ofron si alternative cilen deshire te kete Partia Socialiste, qofte te zbatoje udhezimin e Komisionit te Venecias dhe te beje ndryshimet ligjore ne perputhje me ato ndryshime, por edhe sikur ndryshime kushtetuese te behen, do te ishte nje sherbim jashtezakonisht i madh qe do t'i benim ketij vendi dhe ketyre qytetareve. Sipas kryeministrit, kjo nisme duhet te votohet, ne kuader te luftes kunder korrupsionit qe eshte beteja me e veshtire se gjithe betejat e tjera. "Ne kete beteje e vazhduam me sukses, sepse e filluam nga vetja jone, ky eshte rregulli i arte i saj. Iu permbajtem ketij rregulli, beme gjithcka per te vendosur standarde, te cilat kufizonin babezine e lindur te njeriut, dhe mendoj se nga kjo me shume se nga cdo gje tjeter kane perfituar qytetaret shqiptare", theksoi kryeministri. Ai tha se eshte i vetedijshem qe serish ka korrupsion, por te pakten beteja kunder ketij fenomeni beri te mundur te sigurohen 5.2 miliarde dollare me shume ne kater vitet qe shkuan, sesa ne kater vitet para tyre. Kryeministri permendi se Partia Demokratike ne opozite, shtate vjet me pare paraqiti ne Parlament ligjin per heqjen e imunitetit te deputeteve dhe partia ne pushtet ne ate periudhe, e refuzoi ate ne menyre kategorike. Por pavaresisht refuzimit, me ardhjen ne pushtet, ne vitin 2005 serish PD paraqiti ligjin per heqjen e imunitetit te deputeteve, per heqjen e imuniteteve ne teresi. "Serish, forca tjeter politike e kundershtoi ne menyre absurde, se kur nje opozite kundershton heqjen e imunitetit nuk ka veprim me absurde qe mund te bej", tha kryeministri duke ftuar opoziten qe kete here te bashkepunoje ne miratimin sa me pare te ligjit, me sugjerimet dhe keshillat e Komisionit te Venecias. Nderkohe qe ka qene kryetari socialist Rama, ai qe ne fjalen e tij para ambasadoreve, me 9 maj 2008 eshte shprehur konkretisht se "dua te them se ne jemi te hapur ta diskutojme ceshtjen e kufizimit te imunitetit pasi ne gjykojme se sot nuk kemi kushtet e gjuetise se shtrigave te deri nje viti me pare".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›