E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ligji per faljen, konsulte me PS dhe per Kodin Penal"

Pavaresisht perplasjeve te ashpra me opoziten per ceshtjen e transparences zgjedhore, kryeministri Sali Berisha kerkoi dje nga deputetet e tij, qe te konsultohen gjeresisht me opoziten per projektligjin "Per faljen". Ne kete ligj, percaktohet qe ne procesin e faljes se denimit, te mos perfshihen personat qe kane marre denim te perjetshem. Ceshtje kjo e cila eshte me e diskutueshmja ne komisionet ku po shqyrtohet ligji. "Ne Kodin Penal, i cili pas denimit per jete, ka denim te dyte maksimal 25 vjet, natyrisht kjo nuk mund te behet. Por ne rast se Partia Socialiste, deputetet e saj, bien dakord qe te ndryshoje Kodi Penal dhe afati i denimit maksimal te jete jo 25 vjet, por te jete 61 vjet, sic e ka Britania e Madhe, etj, atehere ne mund te mos bejme perjashtime ne sistemin e faljes por me kusht qe ta ndryshoj paraprakisht, sepse ata qe jane denuar per jete, jane persona qe kane kryer krime nder me te rendat e me te rrezikshmet, dhe drejtesia shqiptare meriton vleresimin me te madh per ato denime qe ka dhene", sugjeroi kryeministri. Ai shpjegoi se qeveria vleresoi ndryshe por duke qene se kjo ceshtje eshte e diskutueshme, atehere ai kerkoi nga kryetari i Komisionit te Ligjeve, qe te beje nje diskutim me perfaqesuesit e Partise Socialiste, ne rast se ata bien dakord, te ndryshojme Kodin Penal, te cojme nje "tavan" tjeter, gje e cila per mund te behet sepse nuk eshte kjo tradita diktatoriale, e cila ka qene ose ekzekutim ose 25 vjet. "Tani ne nuk kemi ekzekutim, kemi denim perjete, e kemi hequr denimin me vdekje, kemi bere shume mire. Por mund te shihet, ne menyre qe te qendrojme plotesisht ne linje me doktrinat", tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›