Berisha Pakesim i ujerave ne diga do sigurojme energji

Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike u fokusua në situatën e krijuar nga bora në vend. Ai garantoi qytetarët se qeveria do të marrë të gjitha masat për të ndihmuar banorët e izoluar nga bora të siguruar energjinë elektrike për banorët në çdo rreth të vendit, në një kohë kur është rritur konsumi i saj dhe pakësimi i ujërave në digat e vendit.
“Do marrim të gjitha masat dhe do të bëjmë maksimumin e mundshëm për situatën e krijuar në vend nga reshjet e dëborës” theksoi kryeministri, ndërsa evidentoi se ka pakësim të paprecedentë të ujërave në Kaskadën e Drinit.
Kryeministri tha se do të mbështesë KESH-in në blerjen e energjisë, pasi të gjitha digat janë në nivelin më të ulët në historinë e vendit.
“Do bëjmë gjithçka që energjia të mos mungojë, ne do ta blejmë energjinë në mënyrë që vendi të mos njohë dhe mos të vuajë mungesën e saj, Në çdo rreth do t’u garantohet energjia edhe pse konsumi ka arritur në mbi 27 milionë kilovat orë” theksoi kryeministri Berisha