Lezhe eksploziv makines se 32 vjecarit

Një automjet ka shpërthyer në hyrje të fshatit Balldre të Lezhes, vetëm pak metra pasi kishte dalë nga një parkim shumë pranë autostradës drejt Shkodrës. Automjeti tip hondai në pronësi të 32 vjeçarit Gezim Lekstakaj ka marrë flake si pasojë e shpërthimit, por pa lënduar drejtuesin e saj. Nuk dihen ende autorët dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërsa pritet mbërritja e ekspertëve të lëndëve plasëse nga Tirana për një ekspertize më të sofistikuar. 32 vjeçari Lekstakaj u ka deklaruar uniformave blu se nuk ka asnjë dyshim për motivet e vendosjes së lëndes eksplozive në mjetin e tij, që fatmirësisht solli vetëm dëme materiale. Në vendngjarje tashmë ndodhen forca të shumta policie, si dhe shumë ekspertë kriminalistike, të cilët po hetojnë mbi këtë ngjarje.