E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukes ngrin Liqeni i Fierzes

Temperaturat mjaft të ulëta të këtyre ditëve kanë shkaktuar deri edhe ngrirjen e ujrave të liqenit të Fierzës. Një gjë e tillë është bërë më evidente kur ujrat e ngrira të liqenit janë zbardhur nga dëbora, gjë që tashmë shihet lehtësisht nga të gjithë. Është kjo arsyeja që shumë prej banorëve të Kukësit, pavarësisht të ftohtit të madh, kanë udhëtuar deri pranë brigjeve të liqenit për të parë fenomenin që ndodh rrallë. Për herë të parë ujërat e liqenit ngrinë në dimrin e vitit 1985. Në këtë vit pati edhe shumë orteqe që sollën humbjen e jetës të 11 personave në fshatin Shtiqën. Ndërsa ujërat e liqenit ngrinë për më shumë se një muaj. Edhe këtë dimër ujërat e liqenit nën të cilin ndodhen rrënojat e qytetit të Kukësit të vjetër janë zbardhur nga dëbora. Ndërsa banorëve u ngjallin kujtime të dimrave të Kukësit të vjetër, kur trashësia e dëborës mbi një metër ishte e përvitshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›